VIDEO: "Ka vdekur idhulli i rinisë kosovare të viteve 80, Violeta Rexhepagiçi"

16 Prill 2020, 18:09Kulturë TEMA

Nga Migjen Kelmendi

Dita me nisi me nji lajm qe me vrau – ka vdeke Violeta!

Çika e cila me talentin e saj, me shijen dhe zanin e saj, me guximin dhe kanget e saj, i ka dhane shpirt e kuptim jo vetem rock’n’rollit te Kosoves e Prishtines, po kultures muzikore gjithshqiptare.

E çmoj dhe vleresoj si nji nga autoret ma te randesishme ne muziken shqiptare te tana kohnave.

Asht fat i madh qe na ka lane nji opus qe deshmon veçantine e saj si krijuese.

Me vdekjen e Violetes ka vdeke edhe nji pjese e jemja e viteve ’80, kur se bashku mendonim se me kange, me veshje, me atitude – ndrrohet bota!

R.I.P. dhe Lamtumire! ??

7 komente në “VIDEO: “Ka vdekur idhulli i rinisë kosovare të viteve 80, Violeta Rexhepagiçi””

  1. Tetovari2 says:

    Ngushëllime për familjarët e kengëtares dhe i qoftë e lehtë toka e kosovës.
    P.s.Migjen si më duket ne kosovë paska vdekur
    edhe gjuha standarde (drejtëshkrimi)shqip.

    1. mik says:

      Pushofte n’paqe. Ngushellime familjes.

    2. mik says:

      Tetovari 2 – ” . . . . me atitude – ndrrohet bota “.
      Te vjen ma keq se Migjeni nuk ka rrespektu standartin se sa gjuhen Shqipe !!!!

      1. Baliu says:

        Migjeni e ka biznes shum fitimprues luften kunder gjuhes standarde shqipe (20 e me shum vite), dhe perkunder kesaj ai prap mbetet shum i “respektuar”.

  2. Viktor says:

    Bravo Migjen, Njeriu i mirë gjithmon mbetet i mirë.

  3. Baliu says:

    Jo idhull i rinise kosovare nuk ka qene, por njefar jugosllave shqipfolese. Edhe keta qe po e vajtojne gjoja si artiste e “madhe” jan ne te njejten frekuence me te. Mire qe nuk e kan shpalle edhe “veterane” te UQK-se.

    1. Noti says:

      Persona si ti duhen me u hek prej kesaj planete! Se po na fliç racen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje