Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…

21 Prill 2020, 09:43Kulturë TEMA
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg

Në shenjë homazhi për ndarjen e parakohe nga jeta të aktorit dhe regjisorit të madh të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, i cili u ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme nga një sëmundje e rëndë, Memorie.al po publikon një intervistë që ai e ka dhënë disa vite më parë, për gazetarin e mikun e tij, Dashnor Kaloçi

Nga Dashnor Kaloçi

Vite më parë portreti i tij ka qenë vazhdimisht i pranishëm, si në Kinema ashtu dhe në Televizionin e vetëm të asaj kohe. Madje, aq i pranishëm sa që në vendlindjen e tij, në qytetin e Shkodrës, në ato vite filloi të qarkullonte edhe një barsaletë për të. Kështu, kur dikush e pyeti një shkodran sa vëllezër bëheshin në shtëpi, ai iu përgjigj: “Bashkë me Rikard Ljarjen, bëhemi pesë!”. Ndonëse si shumë barsaleta të tjera që dilnin asokohe në Shkodër, edhe ajo nuk ishte pa gjë brenda, duke e pasur shumë të qartë nëntekstin, prap se prapë ajo anekdotë përcillte një realitet mëse të vërtetë. Dhe ai realitet kishte të bënte me faktin se aktori i famshëm me origjinë nga Shkodra, me lojën dhe portretin e tij të veçantë, kishte pushtuar i tëri si ekranin e kinemasë ashtu dhe atë të televizionit.

Por të gjitha këto, së bashku dhe me atë barsaletë, tashmë i përkasin një kohe të shkuar, që e shumta mund të kujtohen vetëm nga një nostalgjik i humorit të famshëm shkodran dhe askush tjetër. Madje, ai ka filluar të harrohet, ndonëse në këtë moshë dhe me po kaq vite karriere kolegët e tij në vende të tjera të botës fillojnë të bëhen të njohur dhe të marrin famë. Të gjitha këto tashmë i ka “përtypur” dhe që prej vitit 2002, kur nuk i dhanë më rrogë në TVSH, ku punonte si drejtor Artistik, ai e ka ndryshuar pothuaj të gjithë rrjedhën e jetës. Nuk punon më si dikur, nga 10 deri 12 orë në ditë për rolet e filmave, por nga 3-4 orë në kopshtin e shtëpisë së tij në qytetin e Shkodrës, ku shkon vazhdimisht nga dy-tri herë në muaj, për të qëndruar nga tri-katër ditë.

Zoti Ljarja, si e kujtoni futjen tuaj në kinematografi?

Me artin unë jam marrë që në moshën 6-vjeçare, kur dy prindërit e mi, me mendimin për të më dhënë një kulturë të përgjithshme, më kishin futur në rrethet muzikore, për piano. Por edhe pse studiova për shumë vite në muzikë, madje duke qenë një muzikant jo i keq, duke arritur deri në orkestrën simfonike të Prenk Jakovës, si fagotist, kur mbarova gjimnazin më 1960 më doli e drejta e studimit për Matematikë-Fizikë. Natyrisht këtë gjë nuk e pranova, pasi ëndrra ime ishte që të bëhesha aktor.

Ç’lidhje kishit me profesionin e aktorit, kur ju thoni se jeni marrë me muzikë?

Në një intervistë nuk mund të thuhet e gjithë jeta… Në atë kohë që unë isha gjimnazist dhe merresha me muzikë Teatri i qytetit të Shkodrës në muajt e verës jepte shfaqje nëpër fshatra. Për të plotësuar numrin, ata më merrnin mua si muzikant, për t’i shoqëruar gjatë skeçeve të ndryshme. Kështu, ajo gjë më pëlqeu shumë dhe unë mezi prisja të futesha në shkollën e aktorëve, ku, pasi konkurrova, fitova.

Pas diplomimit, cili është roli juaj i parë në kinematografi?

Roli im i parë është mësuesi (Dritan Shkaba), te filmi artistik “Komisari i Dritës”, film që pati shumë sukses, pasi iu bë jehonë e madhe nga shtypi dhe m’u hap rruga për më tej.

Kush ua caktoi atë rol?

Atë rol e fitova me kinoprovë, mes 15 konkurruesve, ku ndër ta kujtoj Guljelm Radojën, Viktor Zhustin e Mark Topollajn. Përveç atij roli, unë ndihmova rastësisht edhe për rolin e priftit, pasi mungonte i madhi Ndrek Luca. Por kur i pa ministri Fadil Paçrami, pëlqeu më shumë atë të mësuesit, duke thënë: “Ky bëka për komisar”.

Gjatë gjithë karrierës suaj, sa role keni në Kinematografi dhe Teatër dhe kë vlerësoni si më të arririn

Sinqerisht që nuk i mbaj mend. Mund të jenë mbi 30 role në Kinematografi dhe po kaq në Teatër. Unë nuk mund të veçoj asnjë rol, pasi të gjitha i kam luajtur me qejf. Është shikuesi ai që jep vlerësime për aktorët.

Ndërsa në kinematografi tashmë jeni i njohur, në Teatër pothuajse jeni i panjohur?

Nga viti 1965 deri më 1973, kur erdha në Tiranë dhe fillova punë si aktor-regjisor në Kinostudio, kam luajtur rreth 30 role në Tetarin “Migjeni” të Shkodrës, ku pjesa më e madhe ishin role kryesore. Por në atë kohë televizioni ishte në hapat e parë dhe kështu që brezi juaj nuk më mban mend si aktor teatri.

Gjatë gjithë karrierës suaj artistike, a keni pasur raste kur jeni ndier vërtet në vështirësi?

Jo, nuk mbaj mend të kem kaluar raste të vështira në karrierën time artistike.

Kur u larguat nga Kinostudio dhe si e keni përjetuar?

De jure nga Kinostudio jam larguar më ’96, kur shkëputa marrëdhëniet financiare që andej, por de facto ajo gjë kishte ndodhur që më 1990, kur Kinostudio nuk kishte më mundësi financiare të bënte filma. Nisur nga ky fakt, largimi im nga bota e flimit erdhi disi i butë, pasi nga aty fillova detyrën si Drejtor Artistik në TV Shqiptar.

Çfarë do të quanit gabim për periudhën e para viteve ’90, kur ju keni qenë në Kinostudio?

Gabim mund të quaj rritjen e përnjëhershme të prodhimit kinematografik nga 3-4 filma, në 14. Mundësia e pakët për ta përballuar atë gjë, solli edhe filma të dobët. Por, në 380 e sa filmat, që janë bërë atëherë, ka vlera të mirëfillta artistike.

Po nga Televizioni Shqiptar kur dhe pse jeni larguar?

Në fillim të 2002-it, kur shkova për të marrë rrogën më thanë se nuk kisha rrogë për të marrë. Sipas një nëpunëseje, isha larguar me dëshirën time. Pas kësaj u largova pa u ankuar tek asnjeri, pasi e kam respektuar gjithnjë shtetin. Me largimin nga TVSH, mbas disa kohe, unë dola në pension.

Nuk e vuajtët largimin në atë mënyrë?

Jo, vetëm më bëri përshtypje etika me të cilën u sollën.

Me siguri merrni pension të veçantë, si artist?!

Jo, se nuk jam “Artist i Popullit”, jam vetëm i “Merituar”. Paska ca ligje…

Që nga ajo kohë kur dolët në pension e aktualisht me çfarë merreni?

Shumë pak me thashetheme…Vazhdoj historinë e lashtë të të shkruarit, pasi përveçse si aktor e regjisor në 12 filma, kam shkruar herë pas here edhe skenarë që janë bërë filma. Gjatë gjithë jetës kam shkruar.

Pse nuk keni botuar?

Për njëqind e një arsye, nuk kam botuar.

Po librin “Në një humbëtirë këtej rrotull” pse e botove?

Po për njëqind e një arsye.

Mund të na thoni një…?

Në dorëshkrim, atë libër e kishin lexuar disa miq të mij, të cilët më kërkuan ta botoja.

Përse nuk botoni përsëri?

Kam frikë.

Nga kush?

Më shumë nga vetja.

Po përveç shkrimeve me çfarë merreni?

Ku e di unë… Shkoj në Shkodër, tek shtëpia ime, dhe mbjell qepë, hudra, tulipanë, trëndafilë etj. Në kopshtin tim punoj nga katër-pesë orë, pasi më merr malli të shkel në tokë zbathur.

Po të të thërrasin përsëri në role, a do pranosh?

Varet nga nga roli, nga regjisori dhe nga teatri, sepse sot unë nuk kam më kohë të vrapoj pas një grushti parash dhe të turpërohem.

Si i vlerësoni filmat shqiptarë të pas viteve ’90?

Nuk i kam parë, sepse nuk janë shfaqur për publikun

Ljarja: Sot njerëzit më pyesin, akoma në shtyllë ti?

Aktori i famshëm i kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, që dikur pati pushtuar ekranet e kinemasë dhe televizionit, që prej fundit të viteve ’90-të, kur Kinostudio “Shqipëria e Re” pushoi së prodhuarai filma, nuk ka marrë asnjë rol si aktor në kinema. Megjithatë, ai thotë se: “Biçikleta dhe profesioni nuk harrohen kollaj”. Ka vënë në skenë shfaqje në Teatrin Kombëtar, dhe në atë të Prishtinës, dhe ka interpretuar edhe si aktor në skenë. Ka bashkëpunuar edhe me IFEF (shoqatë amerikane) për një skenar. Po kështu, para disa vitesh ai bëri një reklamë brilante për AMC-në, aq sa edhe sot ai thotë se shumë nga njerëzit, që e njohin apo nuk e njohin, e ndalojnë në rrugë dhe i thonë: “Akoma në shtyllë ti…”?! Madje, ata e pyesin pse i ka munguar prej kaq vitesh skenës dhe ekranit e i kërkojnë që të dalë përsëri atje, si dikur,…, sepse u mungon.

 

32 komente në “Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…”

  1. Theatre and Drama says:

    U prefsh ne paqe Heroi i Duelit te Heshtur

    1. kulmaku says:

      Portreti i Rikardit tipik per filmat e neorealizmit te viteve 50-60.Mendoni sikur Ai te kishte qene ne Itali ne ato vite patjeter do te ishte mes figurave legjendare si Marcello Mastroiani,Ninno Manfredi,Alberto Sordi,etj.Ishte nje personalitet kinematografik qe do te krenonte cdo vend perendimor europian.Nje figure tejet e respektueshme qe te mbush me miresi dhe qe na bene krenar. I paharruar qofte.

      1. Qaniu says:

        Koment prej snobi tipik italofil !

  2. vlonjati says:

    turp Rikard Larja nuk eshte paguar turp i madh mbydhni halen ju politikane se ketu ska ngelur horr pa vjedhur

  3. Ladi says:

    Kam pas fatin e madh, tashme shume vite me pare, te pija kafen me te here pas here!
    Ishte nje burre i ditur, i edukuar, shume i sjellshem, modest, madje edhe i ndrojtur.
    Ishte nje njeri i mrekullueshem.

  4. Shkodra says:

    Artist shume dimensional i pa perseritshem. Rrespekte si artist dhe si njeri

  5. specialisti says:

    Intelektual ne mendime e shpirt.
    Bir i nje familjeje te vjeter shkodrane, i Karlo Ljarjes, qe kishte studjuar ne Austri ne vitet 30. Me pas mesues gjermanishte ne gjimnazin “Xheladin Fishta” Shkoder.
    Mendoj qe ate perkushtim per punen e kishte nga Karlo.
    Rikardi, si njeri, aktor e regjizor, ishte i pa perseritshem.
    Me vjen mire qe ka lene amanet te varroset ne Shkoder.
    I perjetshem qofte kujtimi i tij.

  6. mendimi says:

    Me gjithe Madheshtine e Rikard Ljarja, me gjithe simpatine e jashtezakoneshme per kete njeri dhe aktor te paperseritshem me zerin dhe rolet e tij, nuk mund ta fshehe se nuk e lexova deri ne fund intervisten, vetem se me eshte bere i padurueshem Dashnor Kaloçi me manipulimet e tij. Dhe ai nuk e kupton apo s’do ta kuptoj veten se kush eshte! Lamtumire, i pa harruar Rikard, aktori i familjes se madhe te te adhuruarve. Hapsira ngelet kjo, koha do kaloje dhe vendi yt eshte ne piadestalin e optimizmit dhe paqes njerezore! Per jete i paharruar!

    1. Niku says:

      Pyetjet e Dashnorit jane pyetje kalamajsh, s’ka thellesi ne ato qe pyet, eshte si kuriozitet kafeneje, po me se merresh, po cne ketej ti, po si u be kjo pune? VK me nje fjale. Pa le po thote “per gazetarin E MIKUN e tij”. Me shkofsh mua ne hell po qe se Dashnori dhe Rikardi ishin miq, nuk mund te jesh mik me dike kur operoni ne dy plane te ndryshme.

      Por pergjigjet e Rikardit jane vertet per t’u analizuar. Duket se vuante nga ana emocionale gje qe I ka sjelle dhe semundjen. Gjithe artistet e kane ate, por mund ta shohesh te pergjigjet. Nje pergjigje flet me shume se cdo gje “nuk kam kohe te vrapoj pas nje grushti parash dhe te turperohem”. Aty duket cfare njeriu ka qene.

  7. Dee says:

    I pa harruari “Deda”, nostalgjia e kinemase.
    U prefsh ne paqe. Ngushellime familjes.

  8. Shkodra says:

    Artist shume dimensional i pa perseritshem. Rrespekte si artist e njeri. U prefsh ne paqe.

  9. Tutu says:

    U prehte ne paqe !
    Ne kompleksitetin e personalitetit te tij : nje burre mbi çdo burre qe ka jetuar ne kete vend..!!

  10. mar bitjia says:

    SHtet i degjeneruar .Nuk eshte i madhi Rikard artist i popullit.Jul deda dhe AJO QE ben ate emisionin te ora news me mbiemrin Radi jane mjeshter i madh .O zot pse na ndeshkove duke na vend te ky vend qesharak .RIKARD LARJA nuk ka nevoje per tituj nga presidente qesharak ,atij titullin ja ka dhene populli i tij.Uprefte ne paqe ky njeri i mire

  11. Nje durrsak says:

    Imagjinoni nga Rikard “Deda”,tek plehra i Zef Dedes(me gjithe respektin profesional per Zefin)…sa turp!

  12. KJO ESHTEE STALL HAMHUMASH JO MEDIE


    LAJMERIMI I VDEKJES SE ARTISTIT TE MADHE RIKARD LARJA
    DUHET ISHTE KTU NE QENDER –
    AJO QE ISHTE KTU NEE MEGJESE NE RRESPEKT TE ARTITUT TEE SHQUAR
    O PALACO MEDIA O FSHATR MUTI
    IDHURJT TUAJ JANE SHKERDHATAT POLITIKE KRYEKRIMIELI SALIH MUT BREISHA ETJ
    MASKARENJE

  13. Olimpia says:

    Nje nga gjigandit e artit shqiptar….Perpara tij dhe shume te tjereve,te te dy gjinive,nuk i kam zili yjet e Hollivudit.Kinemaja shqiptare me kryeveprat e saj ngjan me shume me kinemane klasike realiste francese..pavaresisht kufizimeve dhe pamundesive te kohes.Gjithesesi ta!enti i kapercen pengesat,….

  14. Ai që e din mirë says:

    Akoma kam shijen e kafes qe kam pire me kete kolos.
    Jetojme ne nje vend legen qe pasi vdes themi te vertetat.

  15. Toni says:

    Kur mundohet dashnor Kaloçi te flasi mire ky ndyresire qe nuk la gje pa folur për filmat e kaluar sa hipokrizi

  16. spektatori says:

    Nuk e pyete o Dashnor Kaqoli se kur e kishin rekrutuar dhe qe me siguri po te marresh ne interviste nje fare Agron Gjekmarkaj do te tregoje se si e gjurmonte aktori i madh i kinematografise Shqipetare qe tashme e perfaqesojne rrusha si ai karkaleci Mamaqi apo ai karagjozi tjeter prej Shkodret nji fare Julian Deda!Ja perse ai nuk morri me asnje rol pas viteve 90 sepse pas ketyre viteve nuk duhet te ishe artist por karagjoz e ai nuk mund te behej i tille!
    Njeriu nuk mbetet ne jete nga emri por nga vepra e ai ka lene gjurme te medha ne kinematografine Shqipetare!Ndarja e parakoheshme nga jeta e tij ka prekur jo vetem artistet e mirefillte por edhe spektatorin e gjere te filmit Shqipetare kuptohet para viteve 90 se pas ketij viti nuk ka me kinematografi por vetem karagjozllek te mbytur ne lluks pa pike talenti ku aktori luan rolin,vete qesh,vete qan dhe vete duartroket jo per suksesin por per idotesite qe sot hahen per aktrime !
    Te gjofte dheu i lehte o Dritan Shkaba!

  17. cubi.matjan says:

    Nje hero eponymous si LARJA … ne mosperputhje te plote me imazhin mjeran te Kalocit!!!??.

  18. Rromes says:

    Marcelo Mastronjan shqipetar,i paharruar kujtimi i tij.

  19. Isuf says:

    Nuk e kuptoj! Merrte pension te vecane Fadil Hasa, nuk paska marre Rikard Ljarja. Turp.

  20. lani says:

    Nderim per te madhin Rikard Larja! (sa turp per ata qe kane dhene e japin tituj!)
    I qofte dheu i lehte!

  21. marku says:

    Kurre nuk u ankua,kurre nuk u mburr ! Ishte dhe mbeti nje embleme kulture !I paharruar qofte kujtimi i tij !

  22. Dash Pacja says:

    Rikardi dhe bashkekohesit e tij ishin artiste deri ne kohen kur nuk kishin dale ne skene artistet e verte si Sali Berisha, Fatos Nano, Lul Basha, Ilir dhe Monika Meta, Edi Rama,………….deri tek Flamur Noka te cilet gezojne tashme vila dhe pasuri si rezultat i talentit dhe punes se palodhur per dhe me popullin e urte shqiptar.

  23. Emigrante says:

    U prefsh ne paqe I bukuri e I madh I Rikard Qofte I lehte dheu, me siguri qe po, se ti do mbetesh ne maje te shtylles per tu sjelle drite brezave Respekti e dashuria te vjen nga mbare bota aty ku ka shqiptare ,se ti ke qene pjestar I cdo familie shqiptare Ngushellime Marietes ,zonjes qe nderonPogradecin

  24. ndue says:

    Per RIKARD LJAREN sot Shqiperia do te kishte flamurin ne gjysem shtize !

  25. labi says:

    Nje artist i madh,mbasi vdiq shkoj ne banesen e fundit duke dale nga nje pallat i thjeshte ne Tirane,aktor i shume e shume filmave,njeri me te vertet i madh,nga ana tjeter kemi politikane,studente te dobet ne shkolle,pa asnje kontribut shoqeror dhe inlelektual,ose me thene me mire injorant qe kane dy deri ne tre vila,sa ne Tirane e bregdet e na cajne trapin gjithe diten neper gazeta duke na bere moral,ata dhe plumin e kan pak. Ka nga keta qe kane dhe emra artistesh,si Like floriri,Sali Serbi,e deri te zagari Mones,a krahasohen keta me artistin qe doli nga apartamenti thjesht ne Tirane.

  26. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne asnje rast,nuk permend artisten Marjeta Ljarja (Hilo).
    Si u njoh me pogradecaren !!!

  27. EG says:

    U trishtova shume, ashtu sic jane trishtuar mijera shqiptar nga lajmi I hidhur i humbjes se artistit te madh Rikard Ljarja.
    Po humbim cdo vit ate plejade aktoresh dhe atristesh qe krijuan dhe formuan kinemane shqiptare.

    Ndjej keqardhje dhe dhimbje qe aktiviteti i tyre artistik u nderpre atehere kur ata kishin arritur kulmin e tyre ne vitin 1990.
    30 vjet karriere iu vodh ketyre artisteve nga sistemi keq-qeverites i mbas 90-tes.

    Ky sistem i instaluar ne Shqiperi ne 90-ten, ashtu sic deshtoi ne shume fusha te tjera, deshtoi edhe ne art.

    Dhe sot keta politikane heshtin paturpesisht.
    Eshte dita qe ata ti kerkojne falje publikisht Rikard Ljarjes dhe gjithe aktoreve te tjere per keto 30 vjet te humbur.

    Bashkia e Tiranes, ministria e Kultures dhe institucione te tjera duhet te dalin me nje nisme, qe me pllaka perkujtimore, emra rrugesh shkollash, teatro te nderojne kete plejade aktoresh.

    Rikard Ljarja, do jesh perjetesisht ne zemrat e shqiptareve.

  28. Pedro i ri says:

    Do ngelet ne kujtesen e sh brezave dhe ne historine e kinematografise Shqiptare

  29. Arber says:

    Ju dje ndertuat ca Fierza, Komane, Va Dejesa, etj.; ne ngrejme mullinj energjie ne perrenj, qe ndricojne…krejt nje lagje!
    Ju prodhonit grure vendi, por ne nuk kemi nevoje, sa te kemi grurin e stazhionuar te depove te ushtrise serbe.
    Ju kishit nje farë Zef Deda; sot kemi Jul Dedën.
    Ju kishit nje farë Vace Zela, Gaqo Cako, etj. dhe “Valsi i lumturise”; sot kemi Çiljeten me kengen “O sa kam b.thën e mirë!”.
    He, ça do thoni tani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje