“Sa e vështirë kjo lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë”, gazetarë, politikanë e aktorë përlotin me dedikimet për vdekjen e ‘Dedës’

21 Prill 2020, 08:26Sociale TEMA

Ndarja e parakohshme nga jeta sonte në mbrëmje e aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja, ka shkaktuar dhimbje e pikëllim te miqtë, kolegët, politikanët e personazhe të shumtë të jetës publike.

Aktori Mevlan Shanaj ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tij Rikard Ljarja.

Ej sot iku RiKard Ljarja! ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzeqeshja eshte per te , liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit. dashurise tende , ne tashme dime te vdesin te ndershem .dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe.

ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje min heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte”, shkruan Mevlan Shanaj.

Aktorja dhe kolegia e Ljarjas, Suela Konjari kujton një rol që ka luajtur me të dhe shkruan “lart ne qiell, yjeve iu bashkua Rikard Ljarja.”

“Trishtim ne kete kohe te trishtuar …lart ne qiell, yjeve iu bashkua Rikard Ljarja!

Artist, intelektual, mik, bashkepunetor e familjar i rralle ! I miri Rikard! Une pata fatin te punoj me Rikun regjizor ne filmin, “Kur hapen dyert e jetes”, e ruaj kujtime te mrekullueshme ! Do te te kujtoj me shume dashuri e respekt Rik ! Do te kujtoj momentet e punes, bisedave e humorit te mencur ! Ngushellime Marjetes e femijeve ! Do te na mungoje te gjitheve i miri i mencur, I madhi Rikard! Pusho ne paqe Artist ! Sa e veshtire kjo Lamtumire …”, shkruan Konjari.

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro jep lajmin e ndarjes nga jeta të “Dedës” dhe e cilëson atë aktorin më të dashur të brezave, që në fëmijëri e në rini.

“Rikard Ljarja, Deda, Komisari i drites… – ndahet nga jeta aktori i dashur i brezave qe ne femijeri e rinine tone e cilesonim me simpati si anetarin tjeter te familjes, aq shume zeri dhe loja e tij ishin pjese e jetes artistike te kinemase shqiptare dhe e perfytyrimit tone kinematografik. I lehte te qofte dheu Rikard e i paharruar kujtimi”, shkruan Kumbaro.

“Lamtumirë mik” shkruan kryeministri Rama mbi foton e të madhit Rikard Ljarja.

“Lamtumire Rikardi yne i shtrenjte”, shkruan edhe gazetarja Natasha Lako, ndërsa vijon shkrimin “ Fytyra me e dashur e rinise sime , zemra me e paster e brezit shqiptar me te paperdhosur , shpirt krijues i qyteterimit shqiptar, ne vazhdimesine dhe transformimin e viteve 60 ne te gjithe boten, shkodran i mencur me qendresen me fisnike.Ze kumbues , i njeriut me te zakonshem. Njeri i filmit , teatrit dhe i penes, i shokeve , i familjes sate te bukur dhe i dashurise se pafund. Na le para kohe.”

Edhe aktori Jul Deda teksa jep lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Rikard Ljarjas shkruan “Me qindra jane rolet qe na dhurove, me te cilat do kujtohesh me respekt nder breza si nje nga aktoret me prezent ne historine e kinematografise shqiptare. Faleminderit Rikard Ljarja. U prehsh ne paqe artist.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje