"Asnjëherë nuk je gati t’i thuash lamtumirë prindit". Statusi prekës që vajza e Rikard Ljarjas shkroi pas përcjelljes së fundit

22 Prill 2020, 09:36Sociale TEMA
"Asnjëherë nuk je gati t’i thuash lamtumirë

Lorena, vajza e Rikard Ljarjas shkroi një status prekës, shoqëruar nga një album fotosh familjare për babushin e saj, siç ajo e quante.

Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.

Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.

E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.

Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona , familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prehsh ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush”, shkruan ajo.

Lorena, fëmija i madh i shtëpisë e kishte bërë edhe gjysh Rikardin dhe bashkëshorten e tij, artisten Marjeta Ljarja.

Rikard Ljarja u nda nga jeta mbrëmjen e 20 prillit si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte disa muaj që luftonte. Ai u përcoll nga disa miq dhe familjarë për në banesën e fundit, në Shkodër, atje ku e kishte lënë amanet.

10 komente në ““Asnjëherë nuk je gati t’i thuash lamtumirë prindit”. Statusi prekës që vajza e Rikard Ljarjas shkroi pas përcjelljes së fundit”

  1. Sheqerja says:

    Ngushllime per njeriun e madh te ndershem e te thjeshte .Por me vjen keq qe nuk pashe asnje reagim te nje artisti op intelektual nga Shkodra perjashtue Roza Xhuxhen apo nuk u ka dhane leje partia si per te madhin Tano Banushin.I per jetshem qofte kujtimi i te madhit Rikard Larja

    1. Lala says:

      U lind burrë, e rrit burrë, jetoi burrë dhe mori rrugën si BURRË! AI djal udhëton ,AI burrë nuk vdes, njerëz si AI nuk vdesin.
      Sikur keni emrin t’ ju vijë jeta Sheqere e Lalës,do të më falni një shprehje të vogël.
      Ata persona që thoni i tundën bythët , RIKARDI nuk i drodhi kurrë.
      Te jetoi e ta nderoi Zonja e nderuar,të kenë jetë të gjatë , të rrojnë e ta kujtojnë fëmijët, nipër e mbesë!

  2. Pyka says:

    Babai juaj ka qënë legjend…i madh…si lum ti …..Aktor dhe Burrë i Madh….

  3. PN says:

    Rikard Larja pa frike eshte embleme e kinematografise shqiptare. Nuk mund te harrohen kurre personazhet qe ai ka luajtur, njeri me brilant se tjetri. Nuk mund te harrohen kenaqesite qe ai na ka dhene kur kemi pare filmat e tije. Te ardhte dheu lehte o njeri i mire, familjes ngushellime te sinqerta.
    Petraq Naço

  4. Bob says:

    Aktor i jashtezakonshem. Nje humbje e madhe per familjen, dhe gjithe shqiptaret. U prehte ne paqe.

  5. mik says:

    Mendoj se jane te teperta fjalet per Rikard Larjen.
    Vetem emni i tij tregon gjithçka.
    Past drite. Ngushellime familjes.

  6. Joni says:

    Respekt dhe mirenjohje pa fund per artistin e madh me nje ze aq te mrekullueshem.

    U prehte ne paqe.

  7. petriti says:

    Njerezit e medhenj nje here lindin.Do na mungoi shum karakteri i tij i pa lekundur prej Shkodrani.Sidomos Kosovareve qe arritem te rritemi me talentin e tij.Ngushllime mbare Familjes dhe Kinematografise Shqiptare.Zeri Bariton Tij nuk perseritet me.
    U Prehte ne Paqe.

  8. Anes Elbes says:

    Ju jeni me fat dhe duhet te jeni krenar qe keni patur nje baba te tille si Rikard Ljarja . Ai dhe shume te tjere si ai ,qe nga Naim Frasheri ( aktor ) e Kristo Frasheri historian,qe nga Kadri Roshi e Xhevdet Ferri,Sulejman Pitarka e Vace Zela,Violeta Manushi e Roland Trebicka,Agim Krajka e Ndrek Luca e te tjere aktore artiste ,historiane e shkencetar te te gjitha fushavee te tjera,jane madheshtia e Shqiperise, e shqiptareve ,jane pasuria e vlerave morale te verteta shqiptare,”te ndeshkuar “ keta 30 vjet e fundit,fatkeqesisht,sepse jane te harruar nga institucionet nga cdo pikpamje.Por jane pikerisht keta,qe per shqiptaret e ndershem kudo ku jane,mburren per cka ata i dhane Shqiperise e mbare Kombit Shqiptar,sepse ata i bene krenar shqiptaret dhe si te tille ata sot kane shkruar me germa te arta ne zemrat e tyre ,te skalitura thelle ne memorjen e te gjitheve pavdeksine e tyre,duke mbetur te gjalle ne jete te jeteve,per veprat e tyre ,per ate qe ata lane pas ,si thesarin me te cmuar per te gjithe shqiptaret.
    Rikard Ljarja e te tjere si ai, kane qene burimi i frymezimit dhe i modelit ku ne na rriten dhe edukuan prindet tane,kane qene burimi e frymezimi me te cilet ne edukuam femijte tane dhe po edukojme niper e mbesa,por edhe pse keshtu ,nuk i lame ketij vendi ndonje veper,pervec te te qenit qytetar dhe ne “lufte” me padrejtedite,te respektojme cdo dite ligjet e vendit te tij.
    Thene keshtu,ju vajza e Rikardit ,nese ne jemi kaq shume krenar per madheshtine dhe vepren e babait tuaj,ju duhet te jeni 100 fish me shume!
    Ngushellime familjes dhe u prehte ne paqe shpirti i tij!
    I Perjetshem qofte kujtimi i tij!

  9. Muhamet Basho says:

    Rikardin e kam njohur kur isha student ne vitet 1962-63. Hanim dreken ne mensen e studeteve perballe godines se Bashkise te asaj kohe. Sot ai korpus ndwrtesash nuk ekziston. Me bente shume pershtypje se e gjeja gjithmone me Vaze Zelen qe gjithashtu ishte studente. uk i kam harruar kurre ato sjellje elegante, por shume te thjeshta, miqesore, serioze qe ai zhvillonnte ne biseda me Vaçen dhe shoket e tjere prane tyre. Une magjepssha me pamjen e jashtme te Rikardit. Me dukej sikur shikoja fytyren e Krishti qe paqraqitet ne portrete. Me dukej engjellore. Pastj kur kam para Rikardin ne role nne filma te ndryshem jam ngazellyer dhe i kam pohuar vetes. Po, ai eshte krishti i kinemase shqiptare. Te ben per vete, te merr me vete dhe te shpie ne horizonte qe do te ishte shume me lart sesa perfytyrimi qe kemi per boten. Kjo ishte magjia e artit Rikardian. U prehte ne paqe, se ai ishte paqesjelles i perkryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje