Klosi flet për hapjen e lokaleve dhe restoranteve: Dasmat janë në pikëpyetje

22 Prill 2020, 08:27Sociale TEMA

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, tregoi se këtë verë është shumë e vështirë për të pasur martesa me dasma.

Klosi tha se në dasma është e pakontrollueshme mbajtja e distancave sociale, ndaj theksoi se për to ka ende pikëpyetje.

“Dasma ka po me kushtet e koronavirusit. Dasmë dasmë do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia. Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje.

Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat”, u shpreh ai në studion e “Opinion”.

Ndërkohë, teksa u pyet për baret dhe restorantet, ministri theksoi se ato janë të fundit që do të hapen.

“Humbja do të jetë e të gjithëve. Goditja në turizëm është shumë e madhe. Baret dhe restorantet do të jenë nga më të fundit që do të hapen. 

Për të mos thënë të fundit nga të fundit sepse aktiviteti i tyre është i vështirë për t’u kontrolluar”, deklaroi Klosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje