Veliaj: Kemi hequr dorë nga disa investime në infrastrukturë, projekti 100 lagje do të përgjysmohet

21 Prill 2020, 22:05Sociale TEMA

Situata e vështirë nga pandemia Covid 19 ka detyruar Bashkinë e Tiranës të rishikojë planët e investimeve në infrastrukturë për 2020.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se një pjesë e parave të buxhetit për projekte të infrastrukturës janë zhvendosur për ndihma sociale dhe rindërtim.

“Ne kemi patur një projekt shumë ambicioz që quhet projekti i 100 lagjeve nga të cilat ne do të fillojmë punë vetëm për 50. Pra praktikisht gjysma e investimeve publike të komunitetit nuk do të ndodh.

Do të fokusohemi tek tërmeti dhe tek disa që janë projektë të tjera. Kemi hequr para nga disa projekte të bashkisë patjetër.”
Nga ana tjetër Veliaj listoi edhe disa projekte për të cilat tha se nuk do të heq dorë.

“ Nuk heqim dorë nga projekti i piramidës të Tiranës. Po ashtu do të dyfishohet sipërfaqja e Kalasë së Tiranës, sot e kemi kaluar vendimin pasi po përgatitemi për ditën që do të rikthehemi në normalitet.

Ne sapo kishim një mbledhje virtuale të këshillit bashkiak. Një nga vendimet që morëm është rindërtimi i shkollës Sami Frashëri, një nga shkollat kycë të Tiranës.” – theksoi Veliaj në Përballë.

2 komente në “Veliaj: Kemi hequr dorë nga disa investime në infrastrukturë, projekti 100 lagje do të përgjysmohet”

  1. Abazi grup , projektusi i rruges Misto Mame, rruga me moderne ne bote says:

    Pasi u bo muti mullar , pasi rruget e reja te asfaltume para 3-4 vjetesh jane bo si hale, pasi pallatet u ndertun vend e pa vend, pasi shkollat u rikonstruktuan disa here dhe prap jane gjithe lageshtire , pasi rruga 2 km ali demi – teg ka 5 vjet qe ka fillu dhe akoma s ,ka mbaru , po hiqke dore nga investimet…!? Tallje pa limit

  2. I Keqi says:

    Si fillim hiqni dore edhe nga blerjet me 3 fishin e cmimit te tregut si p.sh. i thuaj Agjencise RInise qe prokatin e kartave te paraprintuara te studenteve ti bleje jo me 100 lek/cope, por aq sa eshte tregu ne te gjithe boten; 35 lek/cope, pra te mos vjedhin dyfishin e vleres se mallit. Bashkia e Tiranes nuk blen mallra dhe sherbime pa rrjepur dy te tretat e vleres per banden e cilimiqerve te kapardisen si cuba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje