Mposhti koronavirusin, flet mjeku Roland Xhaxho: Ja çfarë kërkoja në çastet më të vështira, si e kalova pa u intubuar

21 Prill 2020, 14:43Sociale TEMA

Një jetë të tërë në reanimacion, ka ndihmuar qindra pacientë, por këtë radhë ishte vetë me maskë dhe me oksigjen.

Mjeku reanimator Roland Xhaxho, që mundi koronavirusin, pas një trajtimi në Infektiv tregon për “News 24” betejën me sëmundjen, ndërkohë që i duhet të rrijë në izolim edhe për 14 ditë.

“Nuk u futa në reanimacion, me ndihmën e kolegëve u krijua një dhomë thuajse si reanimacion dhe isha koshent për gjithcka, vetë monitorizoja vetveten, duke qenë mjek reanimator e dija mirë se cfarë duhet të asistoja, cfarë sasie oksigjeni të përdorja e me radhë, dhe përpiqesha të gjeja një regjim të respiratorit sa më optimal për veten”- thote ai, duke shtuar se “unë kam trajtuar shumë të sëmurë dhe i kam parë, por ndryshe është kur e provon veten, e vecanta është që në momentet më të vështira une doja te dëgjoja muzikë, edhe pse isha me maskë dhe me oksigjen”.

Mjeku tregon se në 5-6 ditët më tëvështora temperature I shkoi ne 39 gradë, por sipas tij, nuk ishte problem temperatura.

“Nuk ishte problemi i temperaturës, jo të gjithë bëjnë temperaturë, problem është i insuficencës respiratore, qe unë e tolerova mirë kete faze dhe ndihem mire”.

Ai nuk di saktësisht se ku është infektuar. “Falë profesionit tonë, e kemi nisur shumë herët luftën bashkë me ekipin e MSH, ku ngritëm një komisionin Task Force dhe duke qenë se u morëm shumë duke verifikuar dhe inspektuar të gjitha, mjekët e logjistikës, diku duhet të jem kontaminuar, por falë punës kaq të mirë të bërë nga MSH, jemi sot në këtë kurbë kaq të mirë. Unë gjatë qëndrimit tim në spital, bashkë me kolegët jam aktivizuar edhe për të dhënë mendimin tim për trajtimin e të sëmurëve, vura re që rastet Covid të mirëfilltë janë shumë të pakta, ne problemin më të madh e kemi me pacientët që vuajnë nga patologji të tjera dhe infektohen, por ky numër, me masat që janë marrë pritet te jete i ulet”- thotë ai.

Pyetur për masat e lehtësimit, nëse është moment i duhur apo jo, mjeku thotë: Duhen mbrojtur të vjetrit, rinia të bëjë sakrificë të rrijë larg prindërve e të dalë të punojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje