“E dhimbshme që Ljarja të përcillet me dy makina”, regjisori Kumbaro: Duhet të ishte dhënë leje për më shumë njerëz në varrim

21 Prill 2020, 11:46Sociale TEMA

Regjisori dhe aktori i njohur Rikard Ljarja është përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, pasi ky ishte amaneti i tij i fundit.

Për shkak të koronavirusit, në ceremoninë e varrimit janë shumë pak artistë, dhe kjo ka shtuar edhe më shumë dhimbjen.

Duke folur për “News24”, regjisori Saimir Kumbaro tha se duhet të ishte dhënë leje që të kishte më shumë njerëz në varrimin e tij, pasi sipas tij, po përcillen me nderime njerëz që nuk kanë vlerë as sa çereku i Rikardit.

“Ishte pianeri i kinemasë. Rikardi nuk bënte teatër në film, ishte aktor filmi, por mbi të gjitha ishte njeri. Se në radhë të parë duhet të jesh njeri, pastaj artist. Rikardi ishte shumë kokëfortë, shumë aktor i rehatshëm, shumë komunikues, shumë dëgjues, të krijonte atmosferë shumë të mirë, jo vetëm në shesh të xhirimit, se ne filnim në një dhomë, bënim edhe qyfyre.

Në këtë moment më janë fshirë të gjitha, shoh këtë karvan që ikën dhe them si ka mundësi që s’e shoqërojmë. Duhet të kishin dhënë leje për disa njerëz që ta shoqëronin, e shoh veten të privuar. Këtu po përcillen njerëz që s’kanë vlerën e çerekut të Rikardos, ndërsa ky me dy makina. Është e dhimbshme. Është humbje shumë e madhe. Vuajti shumë, se kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të”, tha Kumbaro.

Kinemasë i la trashëgiminë kulturore, ku tregon shumë gjëra. Janë filma që mbeten. Ne kemi prodhuar shumë filma si kinostudio, por filmat e Rikardit mbeten. Ne jemi shumë të befasuar, shumë të mërzitur dhe të hidhëruar.

7 komente në ““E dhimbshme që Ljarja të përcillet me dy makina”, regjisori Kumbaro: Duhet të ishte dhënë leje për më shumë njerëz në varrim”

  1. Astrit says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes se Rikardit.Ai eshte i pavdekshem ne mendjen e cdo shqipetari.
    Por ne diten e vdekjes te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit,dhe do kete nje dite me te mire ku familja do ta kujtoj te dashurin e saj me miqte dhe shoket e vete.

    1. Timi says:

      Sakte! Rikardi do te jete i pavdekshem ne mendjet dhe zemrat tona…brezi im u rrit me filmat e tij…Eshte kohe pandemie dhe duhet te jemi te vetedijshem qe nderimet e fundit nuk mund te behen si ne kohe nornale. Nderimi md i madh per Rikardin eshte mbajtja gjalle e kujtimit te tij. Respekt te perjetshem per divin e kinemase shqiptare.

  2. Cerek njeriu says:

    Cdo gje ne rregull me mendimin ten vetem ajo shprehja percillen njerz qe vlejne sa cereku i Rikardit eshte si pa vend sidomos per nje person te njohur si ty. Ti dhe Rikardi jeni njeres te njohur Rikardi i shquar dhe i respektuar por njerezit kane te njejten vlere njerezore jo cerek dhe gjysem sic shprehet zoteria juaj.

  3. Itali says:

    Ngushellimet e mija per Rikard Larjen , po te kishte vjedhur shtetin ose po te ju kishte marre leke studentave per provime do kishte dalur sot nga vilat e gjirit te lalezit e me super makina i shoqerum .por paska jetu ne nje pallat te kohes Enverit .Sot artista jane ata qe ngerdheshen tu mundu me ba njerzit me qesh .Rikard Larja meritonte rrespekt sot ne kte dite.

  4. Asaf haderaj says:

    ADMIRUESI.
    Humbje e madhe per ndarjen nga jeta te artistit te madh te skenes,si te teatrit ashtu dhe te kinematografise,te te madhit Rokard Larja.Nje nga nje
    po largohen te gjithje ajkat e Teatrit dhe Kinematografise,fatkeqesi e madhe,por veprat e tyre jane te pa vdekshme nder breza.Ata do te kujtohen perhera.
    lavdi vepres se tyre.
    Ju prehte shpirti ne parajse.

  5. Loku says:

    Me e dhimbshme ishte nga doli arkivoli i te madhit RIKARD.

  6. Emigranti atdhetar says:

    Ketij kumbaros do ti veje vetem urani i butkes dhe ajo mesuesja Idiote e frengjishtes.

    ****
    Rikardi qe nje Aktor i madh dhe po aq njeri i madh.
    ****
    Me rolet e tija perhapi kulture e drite dhe miresi njelloj Si Komisari i Drites.

    Po bien Malet e Po ngelen vrimat e vromat.

    Respekt!

    Do mbetesh ne zemrat e mendjet Tona!

    U rritem me Ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje