Manastirliu: Asnjë mjek dhe infermier i shtruar në spital me COVID-19, 1 tjetër i shëruar

21 Prill 2020, 13:22Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se sot është shëruar nga koronavirusi edhe një punonjës i tjetër i personelit shëndetësor, duke e çuar në 41 numrin total të të shëruarve në radhët e mjekëve dhe infermierëve.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja thekson se lajm i mirë është edhe fakti se sot nuk ka asnjë mjek apo infermier që po trajtohet në spital për COVID-19.

Mesazhi i Manastirliut:

Edhe 1 personel shëndetësor i shëruar në Tiranë, mes 18 të shëruarve në 24 orët e fundit! Janë 41 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19

Por #LajmiMëIMirë është se SOT, nuk kemi asnjë mjek dhe infermier që po #trajtohet në spital për #COVID19 dhe 70% e të prekurve ndërmjet bluzave të bardha janë plotësisht të shëruar!

Deri tani janë 345 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje