Vijojnë ardhjet e emigrantëve në Korçë dhe Pogradec, protestojnë për pagesën e hoteleve

21 Prill 2020, 21:28Sociale TEMA

Nuk shteron numri i shtetasve shqiptarë që kthehen nga Greqia. Sot edhe 25 të tjerë kanë mbërritur në një hotel në qytetin e Korçës, ku do të kalojnë periudhën e karantinës me detyrim.

Periudhë kjo, që do të zgjasë 14 ditë por që ka edhe kostot financiare për vetë emigrantët. Jo pak prej tyre sot ka denoncuar këtë fakt, duke thënë se janë të indinjuar nga ky vendim, që i godet edhe më shumë xhepat e tyre.

Sipas burimeve te A2, personat paguajnë rreth 1200 lekë në ditë  për fjetjen, por kostove i shtohet edhe ai i ngrënies.

Ndërkohë, një tjetër hotel për emigrantët e rikthyer nga koronavirusi është hapur në Pogradec, që po pret 11 persona. Deri më tani, 203 emigrantë po kryejnë karantinën në këto dy qytete.

Sipas dëshmive të tyre, gjithsesi, në Kapshticë ndodhen edhe shume shtetas të tjerë në pritje, dhe që besojnë se fluksi i emigrantëve do të shtohet gjatë ditëve në vijim.

4 komente në “Vijojnë ardhjet e emigrantëve në Korçë dhe Pogradec, protestojnë për pagesën e hoteleve”

  1. Trimi says:

    Cfare kerkoni ju idiota, 1200 leke jane shume? Rrinit andej nga ishit atehere. Uroj qe ata Pogradecaret tju bejne te paguani 50€ e siper se po I semurni njerzit. Jeni mesuar me cmimet e xhaxhit ju legena.

  2. Gomisti i Staroved says:

    Njerez kafshe, popull idiot qe nuk mer vesh qe eshte situate e jashtezakonshme dhe gjithe bota ka mbyllur kufijte ndersa keta emigrante a gjysem refugjatet tane brekegrisurit dhe kokepalare cajne kufirin she vijne si bagetite ne Shqiperi se i ka mare malli te shohin Fevzo mavrine se me perallat e tij i ze gjumi shpejt. Po a nuk shihni i njerez qe kudo kane mbetur italiane , angleze, amerikane ketu, apo te tjere kombesi ne vende te tjera por nuk çajne feren si jacake por po rrijne urte e bute pa bere ze ketu ne pritje te hapen rruget. Por kujt ti thuash?

  3. Alb says:

    Pyetja shtrohet nese keta emigrant kane ku te rrijn ne greqi pse levizin ven ne rrezik jeten e tyre dhe te tjereve ne spo na lejohet te levizim per te vajt ne pune ber pazar keta bejn nga 10 or rrug me autobuza makina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje