Autoritetet shëndetësore në SHBA: Mos përdorni ilaçet e rekomanduara nga Trump

22 Prill 2020, 10:19Bota TEMA

Instituti i Shëndetit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar pacientët e prekur nga koronavirusi që të mos përdorin përzjerjen e rekomanduar nga presidenti Donald Trump si një trajtim të mundshëm kundër virusit vdekjeprurës.

Sipas ekspertëve, një studim i fundit tregon se miksimi i ilaçit kundër malarjes idrossiclorina dhe antibiotikut azitromicina mund të jetë toksik.

Presidenti Trump prej disa javësh e ka konsideruar përzjerjen e këtyre dy ilaçeve si një zbulim që do të ndryshojë faqen e historisë botërore të shëndetësisë përballë koronavirusit.

1 komente në “Autoritetet shëndetësore në SHBA: Mos përdorni ilaçet e rekomanduara nga Trump”

  1. Liri says:

    FAKE NEWS TEPELENE VETEM TE KENAQET SORRRROSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje