Goditet një nga klanet më të rrezikshme mafioze në Itali: 18 milionë euro pasuri, palestra, furra buke dhe lojëra fati

22 Prill 2020, 10:19Bota TEMA

Është goditur një ndër klanet më të rrezikshme mafioze në Itali, të cilit i janë sekuestruar miliona euro pasuri kriminale.

Nisur nga çfarë raportohet në media, mega operacioni “Apogeo”, i zhvilluar mëngjesin e sotëm,  ka çuar në sekuestrimin e pasurisë së klanit mafioz “Spada”, që vepronte në bregdetin roman Ostia.

Guardia di Finanza me urdhër të Prokurorisë së Romës dhe pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Antimafias ka vënë nën sekuestro pasurinë e klanit “Spada” me vlerë 18 milionë euro e fshehur në kompani e biznese nën emra fallco apo nën identitetetin e personave e familjarëve të tretë të lidhur me anëtarët e këtij klani.

Janë sekuestruar 10 shoqëri biznesi, 2 kompani e 6 klube sportive e kulturore si dhe menaxhimi në disa bare, lojëra fati, pika karburanti, furra buke, palestra, shkolla baleti, sallone automjetesh e firma ndërtimi. Nën sekuestro është vënë dhe palestra në Ostia, ku më nëntor të 2017-s bosi mafioz Roberto Spada dhunoi dhe kërcënoi një ekip gazetarësh e operatorësh të RAI.

Klanit “Spada” iu konfiskuan dhe 2 vila në komunat Ostia e Ardea të Romës si dhe 13 automjete e llogari bankare.

2 komente në “Goditet një nga klanet më të rrezikshme mafioze në Itali: 18 milionë euro pasuri, palestra, furra buke dhe lojëra fati”

  1. Baliu says:

    Kjo eshte qesharake. N’tu Kosov* shumica e “komandantave” i kan me shum se 18 milion, e poashtu pika karburantesh, furra buke, hotele, firma ndertimi, e madje edhe qindra kompjuter per prodhim te “bitcoin”.

  2. Klandestin says:

    Nuk paska emra shqiptaresh… Çudi..Si ka mundesi??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje