Nga Mitro Çela
Në vite ‘80-të kisha 10 vjet su gazetar. Kisha bërë emër si gazetar. Kisha stilin tim. Kisha nisur të përdor me “pikatore” humor, ironi, sarkazëm.
Në vitin 1982 kryeredaktor u bë Arshinin xhezo. Kishim filluar bashkë gazetarinë.
Një ditë më ftoi për kafe. Më tha me humor:
-Pa të marë dorën, të kam propozuar për shef të sektorit ekonomik. Vendimin e merr shoku Ramiz Alia.
Ngrita supet. Pas një jave e mora “nishanin. “
Bert Shala, shef më i vjetër, më thotë:
-Mallkuar dita kur u bëmë shefa?!
Mardhëniet me Arshinin në fillim i kisha miqësore.
Por avash-avash erdhi ftohja. Sherre. Ulërima. Jo vetëm me mua. Nisi me Frrok Çupin. Për një vëzhgim me peshk nga Shëngjini, sajoi gjithçka dhe e dëboi nga gazeta. U “internua” në një minierë bakrri në Rubikut.
Mbledhje pa fund për Astrit Nurin, edhe pse kishin qënë shok shkolle në Berat.
Ja nxiu jetën edhe Ymer Çirakut. Ironik me Besnik Mustafain e pengoi te shkonte në ambasadë, në Paris.
Unë u bëra si “delja e zezë.”
Një ditë më thirri në zyrë. Kishte një tavolinë në formë “T”. Tavolina ishte mbuluar me xham.
-Si i ke punët?
-Mirë! Në dosje ke disa artikuj!
-Paçaure! Jam bërë pishman që të bëra shef?!
-Shef u bëra me punën time?
-I pa aftë!
-Sipas kandarit tënd. Artikujt e mi pëlqehen!
-Të gënjen mendja. Punën tënde e mat vetëm unë?!
-Ok. Por gazeta del nga shtypshkronja. Si duket, e lexojnë pa lejen tënde!
-Ti je njeri pa nerva?!
-Ty nervat të dalin jashtë. Unë i mbaj brenda?!
-Ashtu…
…Me grusht i ra tavolinës. Me aq forcë sa xhami u kris?
-Duhet të paguash! Është pasuri e popullit!
-Jashtë nga zyra ime!
-Pse babai ta ka falur zyrën? Ajo është e shtetit!…
Arshini kishte vuajtut nga turbelulozi. Çdo vit shkonte nga një muaj në Voskopojë, Qafështamë, ne Llixhat e Elbasanit etj. Ishin vende kliamatrike.
Kur u bë kryeredaktor, nuk shkonte më . Ndoshta sëmundja ndikonte të ishte me stres. Në mëngjes pinte tre – katër kafe për të nisur punën. Duart i dridheshin. Arshini punonte avash-avash. Materialet shkonin von në shtypshkronjë. Pengohej shtypja dhe shpërndarja. Pati ankesa në drejtorinë e shtypit. Por askush nuk e vuri ujët në zjarr.
Unë mendoj se Arshini kishte një mbrojtëse. Ajo ishte Liljana Hoxha.
Në atë kohë Liljana ishte martuar me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës. Femër e bukur. E zgjuar. Drejtonte revistën “Ylli”.
Liljana donte të luante rolin e një femre-lidere. Mbante lidhje miqësire me intelektualë të kohës si Virgjil Kule-drejtor i TV dhe gazetar i njohur; Arshin Xhezo; Spiro Dede; Marash Hajati etj.
Liljana herë pas here vinte në zyrën e Arshinit për të pirë kafe.
Në mars të vitit 1985 u bë analiza e gazetës. Sektori i ekonomisë u “pushkatua”. -Artikuj bajatë. Tema te vogëla. Mitroja nuk di të drejtojë… -Tha kryeredaktori…-
Në datën 9 prill 1985 Komiteti Qëndror mori në analizë gazetën “ZP”. Mbledhjen e drejtonte Ramiz Alia.
Në drekë po ecja me Shaban Hidrin. Kaloi kryeredaktori. Ishte bërë bishë. Nuk na foli.
-Po ky ç’pati?!
Pasdite më thirri Shabani ne zyrë:
-Urime! Shoku Ramiz i ka thënë Arshinit: Gazeta të eci në shëmbullin e sektorit ekonomik!
Pas disa ditëve takova Mehmet Elezin. Sekretar i Parë i Rinisë. Kishte qënë në mbledhje:
-Me vlerësimin që të ka bërë Ramiz Alia, për 10 vjet vure :”Festen mbi sy”. Arshinin e bënë leckë!
Në fakt nuk dolli profecia. 6 muaj më von, më vunë drunë nga gazeta.
Sebepi është bajat. Ndaj nuk e kam shkruar edhe pse kanë kaluar rreth 35. Por në karantinë kam “bakërr” në kohë për të shkruar. Dhe po hedh disa shënime.
Nëntor 1986. Ishim në mbledhje të kolegjumit. Ra telefoni. Foli Arshini. Na tha neve:
-Ishe shoku Adil Çatçani.( Kryeministër)Kemi botuar një vëzhgim nga Skrapari. Bëhet fjalë për 40 kuintalë reçel qershije. Është prishur në vend që të eksportohej.
-Mitro! Verifikoje ti. Mungon shefi që merret me gazetarët në rrethe.
U ktheva në zyrë. Kërkova Franc Zhupën. Si gazetar, ai ndiqte problemet e ministrise së Lehtë dhe Ushqimore. Ministre ishte Vito Kapo.
-Franc! Shko në ministri. Tako ministren. Sqaroje punën e vëzhgimit.
Pas dy orëve, më telefonojë Franci:
-Shef e verifikova. Vëzhgimi është i saktë.
Këtë informacion ja thashë edhe Arshinit.
Nga ora 12 po zbrisja shkallët. Më thirrën:
-Mitro! Është në telefon shoku Besnik Bekteshi. Kërkon kryeredaktorin. Ai nuk është në zyrë…As Shabani…
U ktheva. Zëvendës Kryeministëri më pyeti për reçelin. I thashë se e verifikum me shoqen Vito Kapo…
Pas dite u nisa me shërbim në Shkodër. Kur u ktheva, takova Bert Shalën.
-Është bërë një mbledhje e Byrosë së Partisë në gazetë. Shumë e fortë për ty. Duhet të flasësh me Sadri Rahmanin. Është anëtar byroje. Urgjent!
Me Sadriun kishim filluar bashkë në gazetë. I shkova në shtëpi.
-Mitro! Nesër do bëhet një mbledhje për ty. Bëj kujdes.
-Pse?
Ngriti supet. Uli sytë. Diçka nuk donte të tregonte.
Në mëngjes pyeta Franc Zhupën:
-E takove ministren?
-Jo. Pyeta disa drejtorë në ministri. Bashkë folëm me ndërmarrjen ushqimore në Skrapar…
Nisi mbledhja. Pyetja e parë:
-Si e sqarove vëzhgimin për reçelin?
Tregova ato që më tha Franci!
-Gënjeshtar,- bërtiti Arshini.-Ti më the ke folur me ministren?!
-Gabimi im. Pot unë mendova se Franci e kishte takuar ministren? Fundja ka rëndësi që vëzhgimi është i saktë?
-Jo more?! Por ti genjeve Kryeministrin . Shokun Besnik Bekteshi.
Dikush tha të thërrasim Francin. Ta dëgjojmë edhe atë.
-Nuk ka faj Franci. E kam unë përgjegjësi ë.
-Ti Mitro e ke ves gënjeshtrën. Ke gënjyer disa her ë edhe Vangjush Çeravën, sekretar i Komitetit Qëndror. Për shkrimin që bëre për teleferikun.
-Ke gënjyer edhe me shkrimet e tua.-Tha Arshini.-
-Ti Mitro, ke shfrytëzuar punën në gazetë dhe ke rregulluar gruan në punë. Ke ndërhyrë për të marr shtëpi vartësi yt, gazetari Mehdi Goxhaj?!
-Ti Mitro je servil: Më dhurove mua një bllok shënimesh?!
Qesha me zë!
Disa gazetarë më thanë:
-Mitro! Bëj autokritikë?!
-Të pranoj që jam gënjeshtar? Kurrë!
Mbledhja zgjati gjithë ditën. Vazhdoi ditën tjetër. Në fund u vendos:
-Mitro Çela të përjashtohet përgjithmonë nga shtypi shqiptar! Kush është dakort të ngreje dorën.
Të gjithë ngritën duart. Disa ngritën duart dhe ulën sytë?!
Në fakt vetëm Bert Shata tha: shumë rëndë po e dënojmë Mitron?!
Askush nuk ja vuri veshin. Tha Arshini:
-Propozimin do ta çojmë në Komitetin Qëndror të Partisë. Mitroja është shef. Shkarkimin mund ta bëjë vetëm partia.
-Halil Lala, si sekretar i partisë, të hartojë raportin.-Tha kryeredaktori.-
Dikush në gazetë më këshilloi.”Bëni një letër Ramiz Alise.”
Dilemë?!
Takova Agim Popën. Kishte unuar 4-5 vjet kryeredaktor. E kisha mik. Punonte këshilltar i Ramiz Alisë.
-Mitro! E zëmë se bëre letër. Sipas rregullit, letra kthehet për t’u analizuar në gazetë. Ty nuk të mbrojtën shokët sy më sy. Mendon se do të të mbrojnë prapa krahëve?! Harroje letrën!
Kalojë java e parë. Nuk erdhi përgjigje. Duke i pasur dhëmbët me qumësht, mendoja:
-I duhem gazetës! – Nuk do shkojnë dëm vlerësimet që u bënë 6 muaj më parë?!
Por një ditë ra telefoni. Ishte Miti Tona, shef i shtypit.
-A vjen nga ora 10 tek zyra ime?
Shkova.
-Gazeta të ka dënuar rëndë. Ne e zbutëm masën. Do shkosh në gazetën “Bashkimi”. Do punosh gazetar në Elbasan, Librazhd, Gramsh. Arshini nuk ishte dakort me zbutjen e masës. U ankua tek shoku Ramiz. Shko tako Hamit Boriçin, kryeredaktorin e gazetës “Bashkimi”. Ai po të pret.
Pas një jave. Me Pëllumb Bataj, gazetar dhe sekretar partie, shkuam në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd.
Për habinë time: Askush nuk ma përmëndi dënimin.
Pas nje viti e gjysëm u ktheva në Tiranë. Shef i ekonomisë në gazetën “Bashkimi”. Vartës kisha vetëm Filip Çakulin.
SHËNIM
Së pari. Behar 1996. Ishim në Athinë. Disa deputetë. Mes tyre edhe Halil Lala. Më thotë një ditë:
-Mitro! Po të kishe bërë autokritikë, nuk do ishe dënuar!
-Halil! Unë e kam lexuar raportin që ke fitmosur ti si sekretar. Nuk vë me faj askënd. Ishim në diktaturë.Të shkuara te harruara.
Së dyti. Viti 2012. Në zyrën e Filip Çakulit hyri Arshin Xhezo. Do bënte një libër: “Gazetarët rebelë në diktaturë.”
Një esse do shkruante edhe për Filip Çakulin.
Në zyrë isha edhe unë. Pasi mbaroi bisedën me Filipin, më thotë mua:
-Mitro! Ti ke mendimin që të kam hequr unë nga gazeta. E ke gabim. Dua të të sqaroj?
-Unë e kam harruar atë histori?!
-Pse nuk më dëgjon?! E kam vuajtur shumë largimin tënd?
-Arshin! U dënova unë, apo ti ?
-Ok. Pse nuk më mbron kur më sulmojnë?!
-Unë nuk kam shkruar kurrë për ty?!
-Frrok Çupi, çfarë nuk shkruan. Ti hesht?
-Unë fal Arshin. Frroku -jo. E degdise në minierë?!
Së treti. Bert Shala ka bërë një libër për shtypin. Ma dhurojë duke më thënë:
-Kam shkruar në libër diçka për ty. Lexojë. Nuk dua koment!
Sipas Bertit, dënimi im nga gazeta lidhej me një histori.
Një natë po pinim raki. Unë mora në tel Arshin Xhezon:
-…Alo…Materniteti…?
-Jemi gazeta…
-Të njohu, -tha Berti.-
Historia është e saktë. Por a mund të shërbente kjo telefonatë për dëbimi tim nga gazeta?!
Ha debat!
Nga ana tjetër, në mbledhjen për mua, Arshini përmendi një bllok që i dhurova, por nuk e tha: Mitroja është tallur me mua.”
Edhe në raportin me 30 faqe, kjo histori nuk përmëndet?
Së katërti. Kjo histori do jetë pjesë e librit tim për gazetarinë. Artikulli i radhës do jetë për Hamit Botiçin.
Lexohet me ëndje. Zbavitës, sidomos për dikë që i njeh të gjithë këta persona që përmenden këtu. Edhe autorin.
Me te vertete o Zana lexohet me endje,sidomos kur lexon se sa shume kane “vuajtur”komunistat e ZP duke luftuar njeri tjetrin,por harrojne ato qe i ngrinin hymne dhe lavde sistemit dhe kumandar enverit…
Harrojne edhe ato privilegjet qe kishin dhe i hapeshin dyert kudo dhe rregullonin njerzit e tyre…
Nuk na tregoi per fahri bajgen si sahan lepires dhe servil i Hekrit dhe sekretareve te rretheve…
Nuk na tregoi per marredheniet e fahri bajges me sami milloshin…
Nuk na tha per shaban sulltan muratin si e griu kap edhe sot e ngre ne qiell kap….
Si punoi shabani ambasador dhe fati e bashkoi me fahri bajgen ne ambasade ne Maqedoni,kush i caktoi ne ambasade keta komuniste dhe cfare pislliqesh bene ne ambasade…
I vjen keq per komunistin tropojanin besnik i studimeve ML,dhe me vone u konvertua ne demokrate si saliu dhe ja arriti te behet ambasador..
Eh!se harrova te na tregoj pse qau shaban sulltan murati kur u pranua kandidat partie!!!!
Edhe mitro,nga nje njeri ndershem ne soc(per mua model)ne dhjerokraci e ngjeu buken me ca puslliqe ne emer te partis komuniste dhjerokratike
Keto intriga ishin kudo i dashur Mitro, bile me agresive ne art. Per mua ti ishe nje pene terheqese per problemet ekonomike. Megjithate ato kohra te kaluara iken dhe une pres te iformosh per Hamit Boricin apo Besnik Disdarin, e pse jo dhe per fotografin Petritin apo Xhafen shoferin.
I madh Mitro, gjynah qe nuk punon e shkruan vazhdimisht, me kete intelekt do beje mrekullira.
Po Arshini ka vdekur o Mitro !!!
Akuza çuditerisht (?!?) te vonuara pa oponence e pa burreri (jo çuditerisht) keto qe ke stisur me siper zotrote…Humor per te qare !!!
Ish-deputeti i PD-se Mitro Cela hakmerret ndaj te vdekurve dhe te gjalleve, thjesht per meskinitet provincial. Ne kohe komunzimi edhe shoku, baba, motra, gruajj vellai, xhaji, daja ta fuste pasi bente presion udheheqja. Nuk kishte perse permendte emra. Nuk eshte etike. Per me teper qe Mitrua nuk ishte ndonje gazetar kalibri ne ate kohe.
Gjithe jeten nje parazit..Te vjen neveri per te kur mendon se nje kameleon si ky fare mitrije ankohet per cingerima kur intelektuale te kalibrit zvarriteshim pa patur asnje pretendim balterave te vendit.Soji i ketij zvarraniku e coi vendin ne derexhen ku jemi katandisur..Plehra!
Shkrimi eshte i mbushur plot me gabime.
Ngjarjet tregohen si muhabete kafenesh pa asnje vlere letrare.
Personazhet jane kuadrot medioker, servile qe perpiqen te mbijetojne, tipike te kohes se komunizmit dhe pa asnje vlere humane.
Sherre te ulta shqiptaresh te mbyllur ne boten e tyre te vogel.
Heshtja do te ishte veprimi me fisnik qe mund te bente ky “gazetar” i Zerit te Popullit.
Prodhohen per treg e shkojne per lume 16 gusht 1979
Thuaje sh.Mitro qe ai sistem nuk mund te vazhdonte me ,u prova deshtimi I tij.Krijoi ato lloj monstrash qe veprojne dhe sot duke grryer jeten e drejtuar vendin mbrapa sh ndryshe nga e gjithe bota.Keshtu shpegohen dhe intrigat per tja hedhur njeri tjetrit si veti karakteristike e Prapambetjes se turmave shqiptare qe smunden te jetojne ne nje shoqeri te organizuar e te bejne shtet…
e
Mitro
Je konkret.
Ne ate gazete qe ishte organ i KQPPSH, partia do vendoste. Sic te sollen , ashtu te hoqen.
Ti nuk dukesh njeri konfliktual, e nuk mund te besh fjale me njeri.
Te kapi lapsi i te keqit.
Frrokun e derguan ne Rubik. Ka edhe me keq.
Harroji.
Cdo njeri qe ka punuar ne ate sistem, ka pas ngjarje te tilla.
HARROJI. Shiko jeten perpara. Nuk ke moshe per grricje.
Je djale e burre i mire. Te njoh shume mire. Qe ne fakultet ekonomik.
E nxori fytyren ky kallanxhiu i Brezhdanit. I pafytyre dhe i pabese. Ky ka qene nje nga gazetaret medioker, por servil deri tek ai. Edhe per ca kohe qe e bene shef, nuk beri asnje gje per te qene. Si mund te shkruaj qy faqe kazani per nje njeri qe nuk jeton e qe per me shume ishte nje nga gazetaret me te mire te kohes? Me beri pershtypje fakti qe kete shkrim ky Mitro Bajga e kishte hedhur edhe ne FC., por kishin klikuar vetem kater persona. Asnje koment sepse aty duhet te dalesh me emer te vertete nje njerezit nuk duan te merren me nje njeri qe mbeti aty ku ka qene, medioker dhe shpitzi. Eh mo Mirto Brezhdani sa poshte paske rene.
nese do me pyesnin kush jane kryemonstrat e periudhes pas 1992-it pra te kohes se monarko-fashizmit berishist do iu pergjigjesha…Besnik Mustafaj dhe Mitro Celo
.
Nese ka patur nje oaz ku notonin hardhucat e “komunizmit” ai ishte Zeri I popullit
.
Perjashto 10% te tyre..te tjeret qe nga Mehmut Elezi..besnikmustafa dhe MItro Qela u treguan perverse pasi hoqen maskat ne kohen e Berishales..
.
Ky Mitroperversi nuk e hapi dhe nuk e hap sqepin per nazistifikimin e berishes tij..ku do ti kujtoja stafin e Gazetes kOHA JONE qe edhe pse i shkerdheu berisha me qen dhe me mace perseri jane me Salisatanin
.
Mjere Enveri qe paska punuar me monstra si mehmuti..bisniku apo mitroleshi…
I mbeti mendje te receli i prishur qe shkoi dem ,gazetarit M.C ,por nuk i shkoi ne mendje per jetet e njerzve ne diktature qe shkuan dem,per mjerimin e pergjithshem e vecanerisht fshatareve qe punonin ne menyre primitive te ushqyer keq ,e gjitha ato probleme qe u perballem te gjithe..Njerez pa dinjitet qe nuk u distancuan nga e kaluara ,por i sherbyen me deshire e mendjengushtesi sistemit dhe tani rrotullohen ne te njejtin vend akoma…