Nga Anta Muçaku
Nuk kisha ndërmend të shkruaja e as të zija një faqe nga hapësira e vyer e informimit, me një lajm dezinformues e aspak edukativ por tanimë “lajmi” ka marrë dhenë.
Sikur mos mjaftonte thirrja e parë për të mos lexuar romane, Ermal Mamaqi nguli këmbë (si mushka) sërish sot përmes një video-mesazhi për emisionin e Rudina Magjistarit.
Ermali jo vetëm që s’kishte ndryshuar mendje por e përsëriti thirrjen e tij duke e shtrirë edhe te arti: “Nuk është momenti për të lexuar romane, për të dëgjuar opera e për balet klasik”, tha me sytë nga kamera e telefonit dhe me duart mbi timonin e makinës, kushedi, rrugës duke shkuar për te vila e tij në Rolling Hills!
Unë nuk kam parë më “show humoristik” që nga koha e lavdishme e aktorëve të estradës, në netët e ndërrimit të viteve në RTSH dhe e kam të vështirë ta quaj Ermalin aktor por këtë titull tanimë atij ia ka dhënë publiku dhe ata njerëz të cilët e ndjekin e që për hir të së vërtetës janë shumë.
Janë mbi 1.2 milionë shqiptarë që e ndjekin këtë njeri i cili tri ditë më parë u dha “recetën” ndjekësve të tij për ta kaluar sa më mirë këtë situatë: të lexojnë libra “si të bëhesh i pasur!”
Në një kohë kur të gjithë po ngrenë alarmin për ekonominë, kur qindra njerëz kanë humbur punët, kur të tjerë nuk dinë në do e marrin atë “pagë lufte”, e shumë përjetojnë ankth e stres duke menduar për ringritjen, Ermalit i punon vetëm një neuron: Ai i të bërit parà, mundësisht para të thata e brenda ditës.
Në fakt në kushtet ku jemi, gjëja e fundit që duhet të mendojë njeriu është paraja.
Më herët me tërmetin, kujtuam që mbi jetën, asgjë tjetër s’ka vlerë. Njëri-tjetri është gjithçka që kemi!
E tani me pandeminë kuptuam se grykësia, dëshira për të eksperimentuar e provuar gjithçka, mund ta fshijë nga faqja e dheut njeriun dhe ta zëvendësojë me një… virus.
Dje, ndesha rastësisht në rrugë një mike të shtrenjtë të cilën për shkak të rrethanave të ndryshme kisha dy vite pa e takuar.
Instiktivisht doja t’i hidhesha e ta përqafoja por pastaj u kujtova për distancimin fizik dhe ashtu me mbi një metër distancë nga njëra-tjetra bëmë një bisedë…bosh.
Ishte bosh sepse mungonte afërsia, mungonte ai shtrëngimi shqisor që i bën emocionet reale e të gjalla.
Ika duke marrë me vete një trullosje që më shoqëroi gjithë ditën, bashkë me pyetjen e vazhdueshme: Po si u bëmë kështu?!!
E thashë këtë duke menduar që ka shumë të tjerë si unë, të cilët e vetmja gjë që duan tani, është një përqafim me të afërmit e tyre, me miken e zemrës, me vallain, motrën, gjyshin, gjyshen, tezen, hallën, kolegen e punës, mësuesen e parë… a këdoqoftë!
Një përqafim për të ndjerë sërish që jemi humanë.
Në kushtet e këtij asocializimi, ku të gjithëve na duket vetja nga pak “kavie eksperimentale”, shërimi i vetëm është rikthimi te vlerat, te gjërat e përditshme, te ato detajet e vogla që i japin kuptim ekzistencës sonë.
Por sigurisht këto gjëra nuk mund t’i kuptojnë aktorë si Ermali që edhe në kohë pandemie, kanë menduar thjesht si të shesin më shumë filma të prodhimit “Dy gisht m…..”
Shkrim I bukur. Urime Anta..
Ermali me 1.2milion ndiekes, fansa????. Keshtu sdalin llogarite moj vajze, sepse momentalisht Shqiperia Banohet nga 1.2milion Shqiptar ku perfshihen pleq e femije, se Ne tjeret nga Diaspora as ja rrasim shume Ermalit, thjesht si Emer e kemi dhe se kemi degjuar. Keshuqe ule pak Numrin se e ke Shumzuar me 4apo 5 dhe si Rezultat te ka dal 1.2milion Shqipëtar
E drejte Epiriiiiii!Po ta zeme se ka vertet 1.2 milion fansa,po 1.2 milion ka edhe idioti J.Deda me te njetin humor si te Erm.tit ,po kaq pra 1.2 milion ka dhe A.Llakaj ,me humorin e tij bajat,po kaq ka edhe Arjan Qani,po kaq ka edhe Lek Plepi dhe Ujku i Cerrikut,po 1.2 milion thone qe ka edhe “doktor mortja”!Po mire xhanem ,po “Portokallia”s’paska fare!Po sa banore ka bashkia e Kamzes xhanem..???????????? Edhe sikur llogaritjen ta besh me tabelen e shumezimt te Lulit prape nuk del shuma 1.2 milion!
1.2 milion ndjekes (mbase jo te gjithe shqiptare), por fatkeqesisht numri eshte ai..nuk e shpiku vajza, mund ta verifikosh ne instragram
Vazhdo keshtu me vajze e bekuar! Shkruaj perdite dhe jep te tilla mesazhe per te cilat publiku, jo vetem sot ne kohe pandemie, ka nevoje me shume se per cdo gje tjeter. Vazhdo keshtu se ndjeksit e mamaqit jane ata qe quhen vanitoze. I krijojne atij fitime me like-t. nuk eshte i pervecem. ka plot te tille sic jane edhe te shtuquajturit artise e muzikante te ‘tallavase’. Por mos u ligeshto pse ndodh keshtu. Vaniteti kete produkt ka. Ti, kuptoj dhe besoj, ke brume ndryshe, Vazhdo keshtu, se te tjere e te tjera, te rinj e te reja si ti, ne te ardhmen, do zene me shume vend ne publikun shqiptar, dhe shume shpejt do ta mbushin boshllekun qe lë pas vaniteti mbasi mbaron tallavaja dhe banalitetet e Ermalit. Fatkeqesia nuk jane ata/ato, jane disa media qe ketyre personazheve groteske e pa vlera te mirefillta kulturore e humane, per nevoja audicioni pra te parave nga reklamat, u bejne vend dhe ketyre banaliteteve. Ka plot mjedise ku kjo luzme ‘artistesh’ te tallavase, ta demonstrojne produktin e tyre. me siguri do bejne dhe ashtu para, por jo te futen me perdhune ne cdo shtepi nepremjet medias. Sigurisht te atyre qe pretendojne se jane serioze dhe u sherbejne me se shumti interesit publik, pavaresisht se jane private, por qe gjithsesi, edhe ata shfrytezojne nje pasuri publike qe u jepet nga shteti, dhe keto jane frekuencat. Nuk di se sa dhe si vepron ne keto raste AMA, institucioni publik qe duhet te monitoroje kete mjedis. Dhe nuk behet fjale vetem per mamaqin Ermal, por per te gjithe mamaqerine ne mbare hapesirat shqiptare. Jemi ne demokraci, jetojme ne nje shoqeri te hapur, por nuk duhet kurresesi qe kjo te behet shija e shoqerise, edhe kur, per me teper, kjo ne nje fare menyre imponohet ‘dhunshem’. E di qe shume nuk jane dakord me mua ne kete pike, por thjesht shpreha mendimin tim ne solidaritet te plote me autoren Anta Muçaku dhe me shkrimin e saj.
Ky PALLË KARNAVALI është humorist i atyre femrave dhe meshkujve që frynë by…., buzët, gjokset. Nuk e Besoj s’e ka Njeri Normal në Shqipëri që Ndjek “Humorin” e këtyre IDIOTE-ve s’i Mamaqi, Deda & Co. Për Çudi ata kanë Shumë Ngjashmëri me Mu..n në Shi!?
po m***** CFARE DO TE THOTE?
MUUUUT !
M-A-M-A-Q-I….dilka llogaria
Hallall !
Qënke NJERI !
shkurt e sakte! ketu jemi katandisur nga te rrotullohesh ke mamaqi… te paret ata te politikes qe bashke me ata te biznesit mbajne per shok dhe me para kete mamaqin qe ben per te qeshur vetem budallenjte. eshte koha e tyre dhe pa u sosur nuk ka tjeter.
Ore ky Ermali a vjen nga raca e atij qe kishte emrin Dashnor.
Pooooo! Bash ai qe kur po i behej gjyqi ne Komitetin Central Beqir Ballukut, pa ia kerkuar kush (kur dihej qe ishte pjese e ahengjeve me te) u ngrit dhe tha pak a shume: ‘Te denohet se ishte i degjeneruar. I vinte rrotull edhe gruas time!’. Po pavaresisht ketyre Enveri nuk e kurseu as ate, e çoi ne burg, ku u takua me pader Zef Pellumbin (“Rrno vetem per me tregue”), ne Tale te Lezhes. Prej kesaj familja e Olldasheve mori dhe statusin e të perndjekurve politike!!!…O tempora o mores!/!1…Nuk po rendisim ketu, veprimtarine e tij ku tere jeten ka qene sekretar i pare i Komiteteve te PPSh në disa rrethe te vendit, te cilet dihej se ç’perfaqesonin dhe ç’rol kishin.
O ty të lumtë Anta ! I ke thënë të gjitha ! Një shkrimë me vlerë dhe me shum d.m.th.
Urime moj vajze bravo
qenke per tu admiruar ne thenje,ne veshje,ne paraqitje
mamqet deri ketu e kishin
tani kane zbritjen qe do te jete
e shpejt
mamaqi eshte vetem nje noneqi asgje me shume
Vetem nje verejtje e vogel humane eshte njerezore ne shqip. Pjesa tjeter ska te share.
Pse ky Ermali dele ne TV !
Se nuk e njohim…mos e njohin ata nga Kamza APO ata perreth Tirones ,,se ne Tirone Si ndihet zeri te Diskutoje njeri per kete Egzemplare..Cecen..
MOS E NGACMO M…NSE QELBET ERE
Nuk te kisha degjuar me pare me emer,kerkoj ndjese,por ke bere nje artikull kryeveper..te vleresoj shume.
Ke shume te drejte jo vetem per ate paralliun qe mjerisht lendon njerez dhe se kupton..por edhe per komentet per anen njerezore qe po na mungon shume.
Shum flm edhe njehere.
E MOJ ANITA SIKUR TE ISHTE VETEM ERMALI PER DY GISHT M…….DO ISHTE NJE E QESHUR E DO THONIM LERE SE BOLLE I KA DY GISHTA.POR KETU JANE BERE ME I DHENE ME GRUSHTA M…. DHE NUK ESHTE MJAFTUESHEM. BARDHYL
Rofsh Anta..po mire ai eshte koqe..po keto debilet moderatoret trularaskat jane ne keq qe ftojne debila perdite qe po na nxjerin zorret ..mire trute qe po na i mer kjo kohe
E Shikon Vajze , si ty do “perfundojne ” njerzit pa vese .
Te lumte Arta. Jo dy gishta por nje kosh.
Faleminderit per sinqeritetin dhe mendjen e hapur Anta! Qenke nje vajze fisnike , meriton shume respekt!
Grykesia e Amit te dasmave dhe karagjozit Mamaq ka mare dhene, e dime si funksionojne.
Pergjigje dinjitoze!! Te lumte!!
gur
Hahaha pseudovipave ja ka fut sa krahu ai qe i shiti vilat me çmim Hollivudian ne 1 fshat mbrapa kodres
Hahaha Rrolling Hills sa ka zanati.Tamam per pordhace si ky Ermali.
Ti kishte vu dhe 1 tabele p,sh WELCAME IN VIP CITY dhe aty pastaj do ndjeheshin sikur kishin kapur majat
Qenka zbuluar neuroni qe ben para te thata brenda dites!!
Cili eshte ky neuron?
Mesa dijme, na duhet funksioni i plote i te gjithe neuroneve qe truri dhe trupi te funksionoje qofte edhe per te “shprehur” ato dy gishte marmalate.
Hallall qumeshtin eqe te ka ushqyer jot’em moj bije!
Ermali…ne fakt Erehaleja gjen shesh e ben pershesh me ndjekeset apo ndjekesit e pamoralshem qe nuk jane te pakte.
Bravo e madhe, moj vajze. Shkrim shume i bukur per te gjithe pseudoartistet qe, ne kohe boshlleku, behen te famshem
Eshte e pamundur qe Ky Mamaqi te kete 1.2 milion ndjekes. Ne rrethin tim familjar, ne rrethin tim shoqeror nuk ka as edhe nje , more nje qe te jete ndjekes i tij. besoj se sikurse bejne politikanet qe paguajne per te rritur klikimet edhe kategoria Mamaq etj i kane fiktive!
Nese do ishte e vertet eshte mjerimi i shoqerise shqiptare!!!!!!!
Te lumte per shkrimin, por do ishte mire te prezantoheshit per ata qe sju njohin si puna ime. Ju kerkoj ndjese per mosnjohjen.
Ne Shqiperi kushdo mund te beje karriere, mjafton te kesh “fat” . Nqs je karagjoz ose idiot, kjo nuk ka rendesi. Kjo eshte fatkeqsia jone.
Edhe nje here tjeter tregohet qarte , niveli i artikullshkrueses sa mire e gjen veten dhe pasqyrohet sake ne kete kope komentuesish ruralë , me xhelozi te lindur pathologjike
Okay me gjithecthuhet ne shkrim.
Duhet te jemi kritik , ne gjithcka e me gjithcka ,
qe nuk eshte korrekt ne shoqerine tone ,
por jo ne menyre sporadike dhe duke hecur somnambul jetes
dhe hapim syte rastesishte duke u habitur me gjithcka
ndodh ne shoqerine tone dhe u habitur rruges ;
“ua E r m a l i ” !
—
Sa i takopastaj Filmit ,
ai mundet te jet ne cdo kendeveshtrim jo ashtu si duhet ,
tematika – aktoret -etj por eshte dicka artistike ,
te cilet i mungojn aq shume asaj shoqerie ,me karakter mohues i gjithckaje .
Ok dihet Filmi eshte ne Krize prej 90-es .
Kapitalizmi Halabak Katunaro- Malok ,
thot ; seecili per vehte Zoti per te gjithe !
Filmi kerkon sot financim .
Buxheeti i Filmit sot eshte teper i vogel.Ai s’llogarit qe regjizoret e disa aktore ,
brenda kjtij buxheti duhet te llogarisin edhe ndonji makine private ,stil Demokratike jete (asnji cudi)
Shkurt , Ermali beri nji Film me X – buxhet ,nderkohe qe te tjeret luajn Filma rrugeve para
Kasolles me Kashte Thiatros
nderkohe qe shoqeria ka nevoje edhe te behen Filma edhe te ktij tipi ,
me metrazhe te shkurter ,me pak buxhet ,
nqs duam vertete ti japim nji hov Artit te Filmit ne Shqiperi .
(ato “dy gishta” lerini mbuluar me mir ) ?
Shkenca ka vertetuar, qe shtimi i lesbikeve die homove ,ka ardhur si rezultat i afrimit te ngushte shoqeror , i ketyre puthjeve shoqerore .
Prandaj duhet te besh kujdes , mos u afro duke u puthur shume se do te biesh ne dashuri .
Distanca eshte ilaci me i Mire .
I ke rene hakut ketij pisi, qe embajne per aktor!
Po pse o njerez te nderuar,ky Mamaqi,akoma si ka mbaruar dy gishtat e m….it qe ha kaq shume m.t?
Bravo Mike.” Aktor, si ky mamaqi …zoti na ruajt.
Artikull shterpe i shoqeruar nga komente edhe me shterpe. Jemi ne ekonomi tregu o milet. Mamaqi ben nje humor te thjeshte dhe filma qe mund ti shikosh njeher per te qeshur nja dy ore dhe kaq. Nuk kan as mesazh e as ndonje domethenie filmat e tij. Kush nuk i pelqen eshte mese i lire te mos i shohe keta filma dhe per rrjedhoje te mos kontriboje ne pasurine e tij. Edhe Anita shkrete kerkon te perfitoje nga fama, e pikerisht ketij qe shan por duke harruar qe ne kete menyre i ben edhe me sh reklame Ermalit.
Mua me ben per te qeshur vetem fakti qe Ermali kujton se eshte humorist!… ?
KOT E KENI, LLAFE PAZARI. ERMAL MAMAQI ESHTE I ZOTI I PUNES, BRAVO I QOFTE . CFARE KA NDERTUAR E KA ME DJERSE. KOMPLIMENTE ERMAL, VAZHDO KESHTU SE JE OK.