Ahmetaj: Po shohim mundësinë e shtyrjes së kredive dhe për tre muaj

23 Prill 2020, 23:28Sociale TEMA

Ministri për Rindërtimin dhe Kovidin, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur në emision pyetjes së një qytetari lidhur me kreditë dhe mundësitë e shtyrjes së tyre edhe për tre muaj.

Sipas Ahmetaj, ky vendim pritet të merret javën e ardhshme, me guvernatorin e bankës.

“Cila është logjika? Logjika është kjo. Nëse ty të shtyhet pagesa e kredisë në maj, atëherë natyrshëm pyet: po unë s’po punoj si do të paguaj kredinë?

Kryeministri pasi ka lexuar kërkesat, ka kërkuar që javën tjetër të bëhet sërish me guvernatorin një shtyrje tjetër kredish, në mënyrë që t’u jepet kohë. Do të shtyhet edhe tre muaj të tjerë.

Që t’u japim mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë dy apo tre muaj punë që të paguajnë kredinë”, tha Ahmetaj në Opinion.

2 komente në “Ahmetaj: Po shohim mundësinë e shtyrjes së kredive dhe për tre muaj”

  1. Sajmir Kuqo Piraneci says:

    Na mbushe mendjen ik ore kokrra e mashtrusit, s,je vec se nje hajdut ordiner.Do dhe te te flasin tiger ty palaco

  2. Lipe Shtogu says:

    Ju të habisni! Bëra një koment këtu, ju nuk e botoni. Të paktën jepni një listë të personave që nuk mund ti atakosh me kritika, që edhe ne ta dimë. Sot edhe fëmijët e kopshtit e dinë, që gazeta Tema e ka të lejuar të shash me rrënjë dhe degë Edi Ramën apo Mero Bazen, askush nuk të çensuron. Por po the qoftë dhe një fjalë për këtë mësuesin e anglishtes ose për Taulant Ballën atëhere çensura është e plotë dhe rrënjësore. Duket sikur ky ka marrveshje me Bazen, ku i kërkon ndalimin e sharjeve dhe kritikave për të, në këmbim të mbështetjes finaniare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje