Balla: Të mbyllet Kuvendi, deputetët s'po respektojnë masat. Bëjini një telefon kolegut Alimadhi dhe pastaj na shisni dëngla këtu

23 Prill 2020, 12:09Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që parlamenti ta bëj me detyrimin përdorimin e maskave, e ndërsa vuri theksin se nuk ka respektim të masave nga ana e deputetëve, duke kërkuar që Kuvendi të mos vazhdojë seancën.

“Duhet të jemi bashkë kur jeta e njërëzve është në rrezik. Kuvendi po jep shembullin më të keq të mundshëm të respektimit të msave të distancimit social, nëse do të zvahdojmë si sot më mirë Kuvendi ta ndërpresë punën se disa rregulla bazë të vendosura nga Byroja në konsultim me ekspertë, si maska, doreza, distancën , asnjëra nuk është respektuar dhe vazhdon të mos respektohet.

Kuvendi duhet të ishte shembulli kuptimplotë, nuk është as modë, as kombinimi me veshjen maska, është detyrim që duhet përdorur nga një gjithë, sa kohë që Gjermania miratoi përdorimin e maskës në cdo ambient publik, e nxis qeverinë të mos konsultohet me ndonjë ekspert që nuk merr vesh fare nga kjo punë, por të marrë modelet më të mira dhe përdorimi i maskave në public të jetë domosdoshmëri, të mos bëhemi shpërndarës të armikut”- tha Balla.

1 komente në “Balla: Të mbyllet Kuvendi, deputetët s’po respektojnë masat. Bëjini një telefon kolegut Alimadhi dhe pastaj na shisni dëngla këtu”

  1. Zani Burimi says:

    Mire maskat qe duhen vene, por “deputetet qe flasin kodra pas bregut si do t’i maskoni, o kryetar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje