Skenaret: Kush mund ta formojë qeverinë e re të Kosovës, votat të mjaftueshme pa Vetëvendosjen dhe PDK-në

23 Prill 2020, 09:06Politika TEMA

Pas letrës së fundit që Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar Albin Kurtit, në cilësinë e kreut të Vetëvendosjes, në të cilën ai konstaton se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për krijimin e Qeverisë, mandati pritet ti kalojë LDK-së, partisë së dytë në vend.

Por, sa vota duhen për formimin e qeverisë dhe a i ka LDK këto vota?

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe për t’u konsideruar i suksesshëm votimi i një qeverie, duhen minimalisht 61 vota. Vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk është i sigurt që të gjithë deputetët e partisë së tij do ta votojnë koalicionin me AAK-në, Nisma-AKR dhe partitë e tjera.

Këtu duhet përmendim kryeparlamentaren Vjosa Osmani, që se bashku me 2 deputetë të tjerë votuan kundër rrëzimit të qeverisë Kurti.

Në këtë logjikë, nga 28 deputetë sa ka LDK, mbesin 25 që potencialisht mund të votojnë pro qeverisë së re. Po të përfshijmë këtu edhe 13 deputetët e AAK-së dhe 6 të koalicionit Nisma-AKR, numri total i votave të këtyre tri partive shqiptare, pa minoritetet, është 44.

Duhen edhe 10 votat e deputetëve serb për t’u bërë 54. Por, bashkë me partitë tjera të deputetëve pakicë joserb, të cilët njihen si 6+, ky koalicion shkon në 60 vota. Dhe 3 deputetë pa grup parlamentar, bëhen 63.

Kjo gjithmonë nëse numrat e deputeteve te partive në kuvend me të cilët është menduar koalicioni janë pro.

Aktualisht Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka 24 deputetë është shprehur se do të qëndrojë në opozitë. Bashkë me Vetëvendosjen e cila ka 29 deputetë dhe një që iu bashkua pas, të dyja kane 54 ulëse në kuvend.

1 komente në “Skenaret: Kush mund ta formojë qeverinë e re të Kosovës, votat të mjaftueshme pa Vetëvendosjen dhe PDK-në”

  1. Fatosi-kosove says:

    E Kane thane edhe shume analist se sikur Albini me VV ta kishin dashur shtetin duhej ta krijonte qeverine me ata qe Kane luftuar kunder serbise jo me ata qe ishin aleat dhe ish ministra te serbise, bile shifni shqiptar te dashur edhe Milaim Zeka e ka kuptuar se Albin Kurtit dy veta ja kane thye qafen, haki abazi e vjosa osmanka kurse une i them se edhe te tjere, si konjufca e shume qe tash lehin ne VV sepse skan mundur te lehin kur ishin ne partit tjera, andaj Albini duhet ti kerkon falje se pari PDK-s sepse vetem me ata sot do te ishte kryeminister e jo kryeminister i shkarkuar, e kur je i shkarkuar nuk mund te qendron ne pushtet sepse ka kushte,ka ligje se duhet respektuar, po kjo Albin nuk eshte fundi i botes perfito dhe meso sepse edhe bebat duke u rrezuar msohen te ecin,por ama jo me njerez te krymbur si fmijaq konjufca e ahmak abazi e osmanka sepse ose krymesh edhe ti ose te hane krimbat edhe ty siq te hangren Albin, shif pra 29VV + 24 PDK= 53 plus linoritetet qe ska qare asnje parti pa i futur ne qeveri do ishit mbi 70, tash kalkulo gjithe naten sepse ke kohe, por pushteti iku Albin, e konjufca le te merret me ambasadoret,abazi le bordet,osmanky me mikrofonat ,i shkojne per shtati te gjores sepse i duken si “mullar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje