Dashamir Shehi për amnistinë fiskale: Shpërblimi i fundit për bandat, efekte të pakta në arkën e Shtetit

22 Prill 2020, 22:45Politika TEMA

Qeveria ka propozuar amnistinë fiskale për disa kategori të ardhurash. Por pse pikërisht në këtë moment të vështirë të ekonomisë, ku pasojat e pandemisë në muajt në vazhdim janë të paparashikueshme?

Sipas Dashamir Shehit, ndër figurat më të njohura të opozitës, por edhe ish-ministër i Punës, përtej faktit që “qeverisë nuk i shkon në mendje asgjë tjetër veçse këto krijimtari të natyrës fiskale”, vendimi në tërësi ka si qëllim të “nxjerrë disa para për arkën e Shtetit, por më së shumti të pastrojë para të tjera, që ka krijuar po kjo qeveri”.

Në një lidhje me A2 Business Week, edhe pse Qeveria ka deklaruar se nga amnistia përjashtohen paratë e aktiviteteve kriminale, për Shehin kjo është diçka tejet naive, nga momenti që çdo ligj ka përjashtime të tilla.

“Thonë se do të vijnë paratë e emigrantëve. Por ato të ndershëm kanë dërguar çdo vit nga një miliard euro. Nuk kanë çfarë të bien më. Këtu kemi të bëjmë me para droge, ky është shpërblimi i fundit për bandat e 2016-ës”, thotë ai për A2.

Ndërkohë sipas tij efektet në arkat e shtetit nuk do të jenë të mëdha. “Për çdo 100 milionë lekë të arkëtuara, duhet të pastrohen 2 miliardë lekë nga bota e pisët. Po e kuptoni çdo të thotë për Shqipërinë? Zyrtarizimi i narkoshtetit”, thotë Shehi.

4 komente në “Dashamir Shehi për amnistinë fiskale: Shpërblimi i fundit për bandat, efekte të pakta në arkën e Shtetit”

  1. Mahmut shqiptari says:

    2 gota raki dhe 2 hudhra je ne rregull ti Daje

  2. Ladi says:

    I fryni e i fryni keto tullumbace me gaz te helmuar dhe per dreq ato vijne e plasin po ke ju! Cudi e modhe kjo pune! Ktij derrit, ups sorry, ktij dashit nuk bjen llafi ne toke. Esht i mencem shume! Ka 30 vjet qe bohet copash per ket ven e per ket milet! Fat i modh shum!…

  3. Dibrani says:

    Per ty paska qene karantina mer Dash. Raki, plonc, gjize dhe hudhra. Rroga hecen, qejfi qejf….. ca kerkon me shume ti!!! E hodhe jeten pa te vrare kepuca ” U lodhe” per kete te shkrete Shqiperi. Uuuuuu zagar zvarranik!

  4. doktori says:

    Mor idiota…Boll me keto gomarlleqe,jane parate e oligarkeve,jane te mafies, jane te pista,jane te droges!!! Boll me keto gomaarlleqe. Ato jane ,jane si jane ato jane! Mos i lini neper bangat e botes…kthejini ne Shqiperi! Ky eshte kapitalizmi. Kthejini te gjitha…Le te filloje viti “Zero” per parate…ligjet i forconi ne te ardhmen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje