Kreshnik Spahiu: Uroj të gjithë demokratët kudo që janë për “Pranverën Rama-Meta”, e meritonit tradhtinë. Paska Zot!

23 Prill 2020, 08:33Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Uroj të gjithë demokratët kudo që janë

Situata nga Covid-19 në vend duket se ka zbutur dhe tonet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama.

Të dy lideret politik kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe pozitive për njëri-tjetërin në daljet televizive.

Vetë kryeministri do të shprehej dy ditë më parë se “presidenti ka kryer detyrën e tij me një përmasë përgjegjshmërie dhe njerëzillëku e është për t’u lavdëruar”.

Ndërsa Meta tha se Qeveria ka përpara vendimarrje të vështira, ndaj duhej mbështetur.

Po ashtu kreu i shtetit u ndakortësua me qeverinë Rama për ndryshimet në Kodin Penal.

Kjo ka tërbuar demokratët.

Sipas Kreshnik Spahiut, kjo “pranverë Rama-Meta”, është një tradhti e qartë ndaj demokratëve.

Me tone ironie Spahiu shkruan se “Paska Zot” dhe se demokratët e meritonin.

“Uroj të gjithë demokratët kudo që janë për “Pranverën Rama-Meta”. E meritonit tradhëtinë. Paska Zot…”, shkruan ai.

1 komente në “Kreshnik Spahiu: Uroj të gjithë demokratët kudo që janë për “Pranverën Rama-Meta”, e meritonit tradhtinë. Paska Zot!”

  1. Niki niki says:

    Grupi “Qiftelia” o hej o hej o hej o hej o hej!Nik Spahiu i haroi pazaret e tija kur krijoi urgjentisht me urdher nga “ufot” levizjen “Kuq e zi” dhe u demaskua shume shpejt pasi ishte “Kuç e zi”! O hej o hej o hej o hej o hej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje