Ilir Meta i përgjigjet Artan Fugës: S'jam i dyfishtë. Ja pse i miratova ndryshimet në Kodin Penal. Opozita ngre probleme procedure

23 Prill 2020, 21:39Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e tij, pavarësisht se ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal, nismë e ndërmarrë nga qeveria Rama.

Presidenti tha se ka të njëjtin qëndrim që kishte me 2 mars. “Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Më thoni ku është qëndrimi ndryshe? Ku është çedimi?  

Flitet sikur është bërë ndonjë marrëveshje e jashtëzakonshme”, iu përgjigj presidenti zërave të fundit lidhur për një ribashkëpunim me mazhorancën e PS dhe kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga akademiku Artan Fuga se pse presidenca nuk bëri një konsultim publik, apo të thërriste edhe opozitën, Meta tha se logjika qëndron, por jemi në emergjencë.

“Unë e mirëkuptoj profesor Fugën. Logjika juaj është shumë parimore. Sikure sposton pak momentin, kohën kur jemi. Jemi në emergjencë, në krizë ku gjërat bëheshin edhe pa një bazë ligjore. 

Një nga arsyet pse e thirra KSK për herë të dytë ishte edhe ndryshimet e Kodit Penal. I ftuar ka qenë edhe kreu i opozitës, zoti Basha. 

Para konferencës e kam thirrur zotin Basha. Kam lexuar mendimet e Avokatit të Popullit, të KSHH-së. Ka qenë e vështirë për të bërë konsultime si në kohë normale.

Opozita do e kishte të vështirë të thotë që këto formulime nuk qëndrojnë. Ata do ngrejnë problemin e procedurës. Kështu që jemi në një situatë ku i gjithë bashkëpunim u bë për interesin publik”, tha presidenti Meta

2 komente në “Ilir Meta i përgjigjet Artan Fugës: S’jam i dyfishtë. Ja pse i miratova ndryshimet në Kodin Penal. Opozita ngre probleme procedure”

  1. dhe kte loje te improvizuar me e mbajt ne gjume opoinion,
    tu pa cirkun majmuneve politike dhe fug trapit mbi gomar .

    kujt i intereson kjo loje poltike e tinzareve meta basha etj .
    Eshte koha qe kta maskareenje ,politikan qe i kan sherbyer vetem
    xhepit e Vilave te tyre dhee te huajve ,
    por asnjiher Shqiptareve ,
    tee zhduken njiher e mire nga skena Politike .
    Boll na can carin kriminele e mashtriusa ,si Politikane te Deshtuar .
    30-vjet s’i lat maskarallik pa i bo ktij populli
    dhe gje pa i zhvatur ktij veendi .
    Z H D U K U N I !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. SHQIPTARET JANE NGOPUR MEE MASKARALLIQET
    E METES
    E BASHES
    DHE PORDHET MASHTRUESE TE RAMES
    KJO BANDE PO PENGON DREJTESINE DHE NDETIMIN E NJI SHTETI LIGJOR NE SHQIPERI
    BASHA BO CDO TRE MUAJ LOBIME E DEL SI GANGSTEERR MEDIEVE
    TU PELLIT CFAR I THONE DHE
    DREJTESIA HA MUTI QE NUK E MBAROJ DOT LLALLA !!!!!!!!!!!!!!!!!!
    CFAR KUJTOJNE SE JANE KTA – PRONARET E POLTIKES APO VET SHQIPEERISE ?
    LARGOHUNI ME TE MIRE NGA POLITIKA PERNDRYSHE
    DO TA PESONI KEQ
    KY POPULL S’JU DO E S’JU DURO DOT MEE JUVE MASKAREENJEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje