Nga Adriatik Doçi
Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj për lustracionin, i cili nëse miratohet, përjashton automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, të cilat kanë ushtruar disa funksione gjatë regjimit komunist. Nisma ligjore, e cila do të vërë edhe një herë në provë deputetët për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit, është propozuar nga 20 deputetë të opozitës, me në krye Mylsim Murrizin. Projektligji është përfshirë në agjendën e punimeve të Kuvendit me vendim të Konferencës së Kryetarëve, gjatë mbledhjes së fundit.
Projektligji parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike, shtetërore, politike dhe në Kuvend, të gjithë personat që kanë qenë më parë anëtarë të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, ish-funksionarët e sistemit komunist, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit, të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollën e partisë si dhe spiunët e shërbimeve të huaja. Nëse ky projektligj do të miratohej, do të shkarkonte një tërmet në politikën shqiptare, Kuvend dhe në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.
Kategoria e parë, pra ish-anëtarët e Partisë Komuniste dhe të Punës, godet ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve ka qenë anëtar i Partisë së Punës që në viti 1968. Ndërkaq, të gjithë personat e përfshirë në të pesë kategoritë, nuk mund të emërohen apo zgjidhen në 29 funksione të ndryshme shtetërore. Si argumente për të bindur deputetët e tjerë për të votuar këtë ligj, 20 deputetët përmendin rezolutën nr. 1481 të Asamblesë Parlamentare të KE-së votoi Rezolutën mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, disa rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën e parë të KE-së që në vitin 1996, për çrrënjosjen e trashëgimisë se sistemit totalitar komunist etj.
Mbetet për t’u parë qëndrimi i deputetëve ndaj kësaj nisma. Një ligj të ngjashëm ka propozuar edhe ish-deputetja Mesila Doda në vitin 2014. Nisma u rrëzua nga Kuvendi në atë kohë. Deputetët e PD, kolegë të zonjës Doda, nuk e mbështetën propozimin, pasi ‘digjte’ Sali Berishën.
Kategoritë që përjashtohen
Anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë Punës së Shqipërisë;
Ish-funksionarët e Sistemit Komunist;
Ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit (spiunë Sigurimi);
Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së Shqipërisë (PPSH-së) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës;
Ish-anëtarët ose bashkëpunëtoret e Shërbimeve te Inteligjencës se ish-vendeve të Traktatit të Varshavës.
Pozicionet nga të cilat përjashtohen
President
Kryeministër
Deputet i Kuvendit
Ministër
Zëvendësministër
Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Anëtarë të Gjykatës së Lartë
Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Titullarë të institucioneve të pavarura kushtetuese që zgjidhen ose emërohen nga
Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, Këshilli i Ministrave
Prokurorë ose gjyqtarë të të gjitha niveleve
Kryetar bashkie
Prefekt
Drejtor të përgjithshëm, drejtor drejtorie, drejtorë rajonalë në të gjitha
institucionet shtetërore
Drejtorë dhe drejtues në Policinë e Shtetit
Të Shërbimit Informativ të Shtetit
Të Gardës së Republikës
Të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Ambasador
Konsull
Sekretare të Përgjithshëm në çdo institucion
Këshilltarë dhe shefe kabineti të Presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetarit të
Kuvendit, ministrave, të institucioneve kushtetuese./shqiptarja.com
VK Nuk ndodh qe ta aprovojn se per ndryshe ngelen ne klase dhe me vone rrezikojn burgun te gjith politikanet e tanishem ne Shqiperi.
Ky quhet ligji Murizi.
me parti a pa parti, Sala do vazhdoje te beje ligjin njesoj ne shqipri.
Sigurisht qe nuk do e votojne!
Kush keta robqirat qe kemi ne politike do ta bejne kete. Zero shance.
Keta jane te gjithe hajduter te lidhur me njeri tjetrin e qe luajne teater perdite. Rama-saliu-meta jane i njejti trup e njejta qenie njerezore.
Ja keni per ta pare kur ta zvarrisin me lloj-lloj justifikimesh deri sa te harrohet fare…
Pershendetje Kush lexon komentin tim. Që ta dini ne Shqiperi duhet tè denojme komunistet ti varim ne litar dhe pensiinistet né hanxhar keshte thoshte né atë kohe kryeminustri i sotem. Une gjithe shefat e mi që ishin komuniste me tesera por ishin njeres tè zote, patriote e specialiste. Do tè thoni ku jane sote? Tè gjithe jane ne Amerikë. Kane ndertuar jeten atje jane rregulluar per mrekulli. Amerika do njerzit e afte njerzit që kane bindje e duan zhvillimin. Saliu me Edin i perze nga shqiperia amerika thote eja i ketu
Amerika na merr njerezit e afte dhe na ve ne qafe Saliun spiun e tradhtar i thekur i UDB.Ja ku del qe Amerika ben interesin e vet dhe si rruhet per shqiptaret. Do thuash ti:po reforma ne drejtesi? amerikanet po ndihmojne.Po po ndihmojne se tani nuk mbane me uje pilafi dhe per te fituar pak besueshmeri do heqin veglat e vjetera te dala boje dhe do vene disa Salinj te rinj te lyer me boje.Shqiperia ne udhekryq do ngelet po nuk i thirrem mendjes ne si popull.
Bravo te rroje shoku enver
Edhe amerika si saliu…
Amerika antikomuniste i dha strehim te gjithe komunisteve dhe sigurimsave…
Saliu me maskarai i komunisteve perkrahu dhe krijoi partin e derrave qe u kthyen ne hajdute dhe vodhen cdo gje duke varferuar popullin
ihallah e ka mberthy ene Koronavirusi
dhe do jet dhurata ma e bukur per shqiptart mbar
Te nderuar miq, bashkefshatare dhe anetare te nderuar te Trupit Diplomatik!
Ky eshte nje sulm tjeter i hoxhisteve kunder te djathtes shqiptare.
Myslim Murrizi, Ky komunist i oreve te para tregon fytyren e vertete te tij.
Qe ne klase te peste ishte anetar i Pionereve te Enverit dhe sot ky, padyshim, shikoni, dua tju them sot, moret vesh apo jo,
Me patjeter… padyshim
Ti thuash murrizit komunist sikur ti thuash jasharit proserb
Nje Bravo te madhe nese hyn ne fuqi ky projektligj.
Shume, shume i vonuar. Per 30 vjet ajo nomenklature qe perfshin ky projekt-ligj apo nisme, bene ligje per vete dhe si i deshen ato. Siguruan poste e ofiqe, regulluan familjet dhe rrethin e tyre familiar per 3 breza.Ttani kujt i duhet ky ligj kur neper kembe na kane mbetur ca kufoma si puna e Salehut. Me dhe pa kete ligj ai politikisht nuk ka se çfare te beje me, vecse te lehe. Problemi i tij eshte e kaluara, e cila zgjidhet me marrjen te pandehur per zullumet dhe krimet qe ka kryer, dhe si pasoje e nje hetimi te thelluar t’i sekuestrohet pasuria e tij dhe e familjes, e vene nen pushtetin e tij, pra sidomos pas vitit 2005. Po u be kjo, edhe per bishtrat e tjere mire do behet, por jane pak ndonje Braho apo Ruç, se te tjeret i ka fshire koha pa u hyre gjemb ne kembe. Por problemi sot nuk ka mbetur tek bishtrat. Ka ca shume me te rrezikshem qe kane bere namin ne ekonomi me korrupsion dhe abuzim pushteti, me grabitje, te pronave si shteterore, ashtu dhe te pronareve te ligjshem, ata qe kjo klase politike i poshteroi me parashtesen “ish” per 30 vjet. Shikoni parajsen e tyre te cilet, nga pabreke ne bythe, sot jane rehatuar me milionat e tyre ne Gjirin e Lalsit, Rolling Hills, Kodra e Diellit dhe pothuajse ne gjithe bregdetin shqiptar. Miliona, per te mos thene miliarda dollare pasuri. Si u vune? Me pune te ndershme, me rrogat e shtetit apo si pjese e mafias qe dihet se ç’perfaqeson si definicion.
Te vijme tek nisma. Ajo thjesht sensibilizon, por kam frike se nuk do ta votojne. Po te ishte vetem per Salehun, ai do kalonte me procedure te pershpejtuar dhe si nxihej me b.. askujt per te. Por halli eshte tek e ardhmja e niveleve te tjera, te dyta e te treta, qe kane qene shtylla e gjithe qeverisjeve dhe kane uzurpuar gjithe shtresat e qeverisjes nga maja ne baze te saj. Te shikojme se çdo te ndodhe. Nese ka nevoje per nje spastrim kjo mbetet per kete kategori shushunjash.
Kumunistet e ndershem nuk jane asnje faj o murriz kali…denoni komunistet si sali qeni dhe ata qe do ti provoni krimet. Palle jari ti je qebe komunist per vet or çapaçul.
“Komunist i ndershem” ose “socialist i ndershem” jane bashkim fjalesh qe nuk ngjisin me njera-tjetren. Si mund te jesh i ndershem dhe te kesh qellim kryesor te jetes ti grabisesh pronen tjetrit? Komunistat e ndershem e mbajten gjalle nje regjim qe shkatroi komplet kulturen shqiptare 50 vjet dhe perfundoi ne krize buke dhe keq ushqim kronik te nje gjenerate shqiptaresh te tere. Ska komunist te ndershem. Mund te kete komunist jo-hipokrit po jo te ndershem.
Po kryetari i kuvendit perjashtohet nga kjo listë? Ai ka qene minister i puneve te mbrendshme dhe ne periudhen e tije jane vrare me qindra ne kufi si dhe 4 deshmoret e Shkodres, por ai nuk ishte i sigurimit te shtetit, dhe kto krime jane bër n’sa ai flinte ose ishte ne mbledhje….i pa faj, te hiqet nga lista.
Te falemnderit Z Mero qe do ma lejosh ket shkrim!
O ti emigrant qe na qenke dhe ne amerike fshatar mbete nuk u bere njeri po si e ngatron EDI.RAMA me sali tradhetarin po hapi syte te placin si e beri shqiperine tere kriminele dhe hajdute BEHESH DOT NE USA PROKUROR ME KURS 6 MUJOR vetem nje rast po te jap qe vetem nje caveman si saliu e beri dhe do dhe te te lexojne pale
Po pse sthoni Gramoz Rucua i pari, ai ka qene dhe sekretar i pare.
Dmth nuk perjashtohen spiunet e UDB -se sepse Jugoslavia nuk ishte pjese e Traktatit ta Varshaves ?
Mark bravo. Ke kapur thelbin e ligjit!
Mos Prisni qe Gramoz Ruci ish-Minister i Brendeshem te VOTOJ kete si dhe Lolot e Politkes ne Shqiperi…lol
Ky ligj zoti Murrizi duhet të ishte bërë që në 1991, megjithatë më mirë vonë se kurrë. Urime zoti Murrizi. Mos ju ndaj, çoje deri në fund.
IONI, ke shkruar dhe per mua.
ikni more qeveri bushtrash talleni me injorantet ….se duhet te jesh injorant te hash keto piselliqe qe publikoni…..Saliu edhe te doni ju nuk vjen me ne kuvend,,,per 30 vjet beri cfare deshi ne kuvend..tani nuk i intereson me kuvendi ……ku ligj duhet te votohej ne kuvend qe ne vitin 1992…..tani komunistet dolen ne pension edhe tallen me injorantet duke e sjell kete ligj ne kuvend
Epo shpejt u kujtuat,po Me Gramoz Rucin ca do beni ?
ASKUJT NUK I INTERESOJNË KËTO SHTOJCA FALSE! USA,
BE dhe POPULLI Shqiptar KËRKON ME FORCË BURG dhe SEKUESTRIM TË PASURIVE të TUNDSHME dhe të PATUNDSHME për të Gjithë Pushtetarët gjatë gati 30 viteve bë të gjitha Pushtetet. Ç’do Ligj, Nen, Organizëm s’i SPAK (A-SPAK), OFL këto NUK JANË TË MIRËPRITURA nga pjesa Dërmuese e Shqiptarëve!? Drejtësi Nuk do të Thotë Shtojca Ligjesh por Hetim, Arrestim, Gjykim dhe DËNIM!?
Bashke me Saliun edhe Gramozi dhe Taulanti qe i ka kenduar Enverit.
Parlament i bythes, berisha po bohet gati per boten tjeter, keta po e perjashtojne nga politika, talluni me ket popull talluni.
Shume vone ky ligj. Ky ligj duhej qe ne fillimet e demonracise. Tani nuk ka me asnji lloj vlere, pasi kelyshet e moneklatures bolshevike ja kane pasuar stafeten bijeve te tyre tashme. E shkaterruat vendin o llum i proletariatit bolsheviko coban.
Sala aty ka qënë…aty është..dhe aty do të jetë….te shohim ç’do të ndodh……..dhe e kemi parë çfarë ka ndodhur…kaq e thjeshtë është…..kush ka sy shikon…kush ka vesh dëgjon…kush ka tru mendon….
Bravo Murrizi nese kete e beni jeni njisha bashk me tjeret shpresojme. Une deri tani jam me Edin por nese kete nuk e miratojne jam kunder tyre.
U mbars mali, e polli nje mi !
Ata qe kane studiuar ne shkollat e ish traktatit te Varshaves , dmth para viteve 60 , i bie qe sot te jene mbi 85-90 vjecare , lerini rehat te gezojne ditet qe ju ka dhene Zoti .
Pak kane punuar per kete vend ata , per te cilen duhet t’ju jemi mirnjohes , po tashti duhet ti perbaltim e t’ju themi me ligj ne nuk ju bejme deputete , e funksionare partish, a thua ju kane zene deren , e ju rezikojne tu marin privilegjet !
Dlmth sipas ketij projekt-studimparaligji u erdhi radha ballisteve te drejtojne shtetin e te padrejtes. Po si mund tu mohosh te gjithe njerzeve pjesmarrjen ne qeverisjet e vendit duke shkelur lirite dhe te drejtat e njeriut?! Balliste te mençur murrizet, drizat dhe ferrat neper kembe.
Po ata mijra komuniste te thjeshte qe dolen qe ne dhjetor te 90-s pro demokracise,a do te “denohen”?…
Eshte turp i madh qe “Baballaret e Kombit” te bejne projektligje te ketilla!..
Une propozoj qe ne projektligjin e mesiperm te shtohet dhe kjo kategori:
“Te gjithe ata qe ne aksione,shkolla,ushtri,jane betuar qe te punojne,mesojne e mbrojne Atdheun nen udheheqjen e Partise dhe te shokut Enver Hoxha!
Te gjithe ata qe neper mitingje ne Tirane dhe neper rrethe te tjera kane brohoritur “Parti – Enver,jemi gati kurdohere!
Te gjithe ata qe ,kur vdiq Udheheqesi i Lavdishem kane qare me “oii”… ” ? ?
Ju qe keni hartuare ket projek ligje jeni bijte e maskarenjeve qe nuk ekane dashur kurr kete popull,se ju keni ngrene bashke me sali berishen e maskarenj te tjere qe kane ngrene edhe ne ate sistem si maskarenj te komufluare,ndersa njerzit e ndershem kane punuare,por juve,bijte e atyre qe ubashkuane me armikun,dhe qe kerkoni te ndryshoni historine jeni me te keqij,ju jeni si arshi pipa qe kur erdhi ne rinas beri thirrje: te gjith komunistat ne hanxhar, nga ai brum jeni edhe ju .Ai sistem beri aq te mira sa mundi por Sali berisha me mbeshtetesit etij gjat 30 vjeve ka vrae 3 fishin eatyre qe vrau ai regjim.cdo sistem ekonomiko shoqeror ka ligjet eveta qe i sherbein atij regjimi.E dhe saliu kur erdhi ne fuqi beri ligjet qe e shkaterroj cdo gje e ju perplasnit duarte,mos rente populli ne doren tuaje…..
3o-te vjet kaluan dhe do te rrjedhin dhe po aq e ndoshta do te aprovohet unaminisht ky ligj se ish antare komunist do te jene ose nen Öse ne jete si veteranet e fundit te luftes se dikurshme Don Kishotare Te jete vec nje shaka apo nje shuplake per popullin qe pret cudira nga te bijte e komunisteve te asaj kohe te ” lavdishme ” ????Te dyja bashke Ne pritje e pritje te perjetshme!!!!!!
..pa hë njëherë të shohmë. Po e miratoi këtë ligj Edi Rama dhe lëvizja e tij, do të rrijë në pushtet të paktën edhe nja dy mandate….!!!!!!!
Po u miratua ky ligj tamam Luft klasash pa pik e pa presje