"Ka humbur aftësitë krijuese", Akademia e Shkencave përplaset me kreun e Botuesve: Shpresojmë të mos e kesh nga karantina

23 Prill 2020, 21:23Kulturë TEMA

Kryesia e Akademisë së Shkencave reagon ndaj cilësimeve të kryetarit të shoqatës së botuesve Petrit Ymeri.

Pronari i shtëpisë botuese “Dituria”, njëherësh dhe kryetar i shoqatës së botuesve, në një bisedë televizive e quajti të atrotizuar, (ka humbur aftësitë krijuese) Akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencava shprehet se gjuha e Ymerit nuk i përgjigjet aspak shkallës së marrëdhënieve dhe të vlerësimit që kanë Akademia e Shkencave dhe shtëpitë botuese, ndaj njëti-tjetrit.

Reagimi i plotë 

Kryesia e Akademisë së Shkencave reagon ndaj cilësimeve të pakontrolluara e dashakeqëse të kryetarit të shoqatës së botuesve

Kryetari i shoqatës së botuese dhe pronari i shtëpisë botuese “Dituria”, në një bisedë televizive, i dha vetes të drejtë ta quajë Akademinë e Shkencave “të atrofizuar”.

Konstatimi dhe gjuha e kryetarit nuk i përgjigjen  aspak shkallës së marrëdhënieve dhe të vlerësimit që kanë Akademia e Shkencave dhe shtëpitë botuese, ndërsjelltas, ndaj njëti-tjetrit si partnerë tē dorës së parë.

Nuk është për t’u çuditur nga ky fjalor vullnetarësh të fjalës së shkruar. Këtë e kanë bërë dhe vazhdon ta bëjë edhe ndonjë i diplomuar i universitetit të “Google-it”, që nuk  çlirohet dot nga opinione të atrofizuara.

Urojmë që ky pohim i kryetarit më së paku të jetë i ngutur dhe të mos ketë lidhje me kushtet e karantinës e të mungesës së informimit.

Duam të shpresojmë kështu sepse zotëria nuk është koherent e besnik ndaj vetvetes, pasi po ai deklaron se “Akademia e Shkencave nuk ka punë  me librin në tërësi” dhe aq  shume “me problemet e shoqatës së botuesve dhe marrëdhëniet e tyre me drejtorinë e librit”. Atëherë, ku e sheh atrofizimin e Akademisë së Shkencave kryetari i shoqatës?! Po përgjegjësinë e saj për punët shoqatës?!

Problemet dhe shqetësimet e  kryetarit të shoqatës së botuesve apo marrëdhëniet e tij me drejtorinë e librit nuk kushtëzohen nga marrëdhëniet e institucioneve administrative të ngarkuara për librin me Akademinë e Shkencave. Këto marrëdhënie, vetëm prej premisash dashakeqese (ose kushteve të pandemisë), do të gjykoheshin për keq.

Njëherësh shprehim zhgënjim që pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit (jo të botuesit),  cilësime e zëra të tillë gjejnë hapësirë të transmetohen në mënyrë të njëanshme.

Akademia e Shkencave, me Ligjin nr. 53/2019, është një nga shtëpitë botuese të vendit, madje është enti botues më i madh i librit shkencor në vend. Kryetari i shoqatës së botuesve nuk mund të bëjë sikur s’e di këtë. Që do të thotë se ka edhe një raport bashkëpunimi e bashkëndarjeje mes tyre. Duke mos qenë e interesuar për qëllimet vetjake të zotërisë kryetar, Akademia e Shkencave u qendron larg pohimeve jobindëse dhe të pavërteta të tij, në ditën kur duhet nderuar kushdo që kontribuon për të mirën e librit dhe leximit.

Ne mbështesim në solidarësi të plotë e të sinqertë të gjithë ata aktorë e faktorë që punojnë për librin, nga autori deri tek lexuesi.

Këtu ndiqni deklaratën e ASH në ” Ditën Botërore të Librit dhe së Drejtës së Autorit”:

Këtu ndiqni intervistën e kryetarit të shoqatës së botuesve:  https://youtu.be/9Pf1AaUGS0w

www.akad.gov.al

 

4 komente në ““Ka humbur aftësitë krijuese”, Akademia e Shkencave përplaset me kreun e Botuesve: Shpresojmë të mos e kesh nga karantina”

  1. Andi says:

    Ku Skender Gjinushi me master nga Franca dhe ku petrit pordha qe nuk e njeh kush qe nuk e njeh kush as nga brezi I vet.

  2. KORÇARI says:

    Akademia e Shkencave në Shqipëri është një institut që figuron vetëm në karta dhe bordero , pasi në realitet është TËRËSISHT JASHTËFUNKSIONIT.
    Ky institut ka vdekur me kohë ,është INEKZISTENT dhe mbahet hapur vetëm që të paguhen pjestarët e tij.
    Pra ka Shumë të Drejtë kryetari i shtëpive botuese për këto që thotë , realisht ky institut nuk ka ofruar ASGJË TË KONSIDERUESHME këto 30 vitet e fundit, ky institut është kapluar nga NJERËZ TË PADENJË PËR KËTË INSTITUT ,NJERËZ QË E SHOHIN VETËM SI NJË MËNYRË PËR TË MBUSHUR XHEPAT ,PËR TË ZHVATUR LEKËT E SHQIPTARËVE DHE JO SI NJË INTITUT ME NJË RËNDËSI JETËSORE PËR KOMBIN .

  3. Dash Pacja says:

    Pertit Ymeri eshte mediokri me skuth qe kame hasur ne jete.

  4. Gjeto says:

    O korçar, po ruaj së paku nderin e emrit të qytetit, se ia hoqe lavdinë me morinë e shkarjeve prej shqipes. Enciklopedistët francezë thoshin: Nëse gjeni tri gabime në një faqe, mos e vazhdoni leximin. Ti ke 30 gabime në pesë rreshta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje