Nikollë Lesi i sigurtë se Meta nuk ka "lëvizuar": Presidenti nuk e ka ndalur luftën kundër puçit kushtetues

23 Prill 2020, 22:50Politika TEMA

Botuesi Nikoll Lesi thotë se Presidenti Ilir Meta nuk ka lëvizur aspak nga linja e tij, në luftën për Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.

Në një lidhje direkte me Eni Vasilin, Nikoll Lesi tha se lufta e Presidentit për Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, kundër keut të KED Ardian Dvorani do të vazhdojë menjëherë pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

“Lufta e Presidentit për Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, kundër kreut të KED që ka bërë një puç kushtetues, nuk ka ndaluar dhe do të vazhdojë pas sëmundjes.

Mesa duket ka një ndryshim të strategjisë nga ana e qeverisë. Presidenti nuk ka asnjë ndryshim në linjën e tij kushtetuese.

Unë kam informacion dhe jam i informuar, linja e presidentit nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar mazhoranca dhe mirë ka bërë. Në këtë situatë lufte Presidenti duhet të përbashkojë aktorët”, u shpreh botuesi Nikoll Lesi.

3 komente në “Nikollë Lesi i sigurtë se Meta nuk ka “lëvizuar”: Presidenti nuk e ka ndalur luftën kundër puçit kushtetues”

  1. xyz says:

    Lesit i kanë dhënë një kothere që ta ngjyejë në tiganin ku u skuqën ngjalat

  2. Ylberi Vancuver says:

    Ky vec hap e mbyll gojen si ne filma multiplikative , dhe nuk thote asgje me vlere , nga cthote si ka dale asgje ,nuk e kuptoj per cfare informacioni e ka fjelen ?? Thashetheme , gjera pe vlere , shife sene cdore ka rene informacioni dhe gazetaria ……

  3. Trotski says:

    O Zoti Lesi .Po Humbet Kohe me Like hajdutin !! ke Zhgenjyer shume nga dashamirsit e tu. Like hajduti dhe Sale krimineli jane Armiqte me te medhenj te Shqiperise. Prandaj shume shpejt do te fshihen nga Defteri i Historise Shqiptare. dhe do te marrin Denimin qe meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje