Bill Gates: Kjo është si luftë botërore, dhembja do të zgjasë me vite

24 Prill 2020, 21:12Bota TEMA

Bill Gates e ka krahasuar koronavirusin me një luftë botërore, dhe ka thënë se do të duhen vite për të kapërcyer dhembjen që ka shkaktuar.

Miliarderi, në një letër të postuar “online”, shkroi se pandemia do të shenjojë një brez të tërë.

“Kjo është si luftë botërore, vetëm se në këtë rast, jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Është e pamunduar të përshkruhet dhembja që po ndjejnë njerëzit tani dhe do të vazhdojnë të ndjejnë edhe në vitet në vazhdim”, lexohet në letrën e Gates, i cili ka dhuruar 45 miliardë dollarë për kërkimin e vaksinës për Covid-19.

“Unë dhe bashkëshortja ime Melinda kemi mësuar se Lufta e Dytë Botërore ka qenë moment përcaktues për brezin e prindërve tanë. Në mënyrë të ngjashme, pandemia Covid-19 do të shenjojë këtë brez.

Nëse në vjeshtën e vitit 2021 do të ketë njerëz që shkojnë në evente të mëdha publike apo stadiume, do të ndodhë sepse kemi gjetur një trajtim dhe njerëzit kanë besim që të dalin jashtë sërish”, shton Gates.

Në fund, themeluesi i Microsoft, pati edhe fjalë optimizmi: “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pati shumë inovacione si radari dhe deshifrimi i kodeve që ndihmuan në përfundimin më të shpejtë të saj. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pandeminë”.

1 komente në “Bill Gates: Kjo është si luftë botërore, dhembja do të zgjasë me vite”

  1. Laberia ime says:

    Po i pregatit njerezit ky shkerdhata per planin e tij, ku bejne pjese shumica e politikaneve te te gjithe botes..se kush k…n eshte B Geitsi dhe se çfare statusi publik ka vetem ai e di ..ka dhen 45 miliard dollari? Perse i dha? Per bamiresi nuk besoj, i ka dhene qe te heqi deve ate pak te ashtuwuajtur “liri” we kan njerezit…mbas me pak se 10-15 vitesh njerezit so te identifikohen me numra jo me me emra..dhe kjo fale ketij bastardi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje