Distancimi social, UEFA do të heqë sistemin VAR

24 Prill 2020, 09:47Sport TEMA

Aplikimi i sistemit VAR mund të pezullohet me rifillimin e futbollit evropian. Vendimi ka të bëjë me masat parandaluese të koronavirusit dhe, sipas Uefa-s, qëndrimi i disa personave në një dhomë të vogël për të monitoruar episodet gjatë ndeshjeve përbën rrezik infektimi.

Bëhet fjalë për ndeshjet e Champions dhe Europa League, të cilat mund të zhvillohen deri në finale pa përsëritjen e pamjeve në fushë.

Distanca sociale është e pamundur të respektohet në ambiente të tilla, të cilat janë në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s do të marrë një vendim përfundimtar në mbledhjen e ardhshme, aty ku pritet të vendoset edhe që ekipet fituese të kupave kombëtare, nëse do të ketë të tilla, të mos luajnë në Evropë.

1 komente në “Distancimi social, UEFA do të heqë sistemin VAR”

  1. Luan Dema says:

    UEFA ben punen me te e te mire qe e largon sistemin VAR , qe te vazhdoje Reali i Madritit te mari kupen me vesh te gjata te Champions league , se pa VAR dhe me Kolinen si drejtor i arbitrave ne UEFA e mer 3 here rjesht Reali , me sistemin VAR mer noc rokun madje dhe me gunga ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje