Jo vetëm Kosova e ëndërron kualifikimin në Euro 2020, pasi edhe në kampin e Maqedonisë së Veriut e ëndërrojnë pjesëmarrjen në këtë kompeticion madhor.
Madje, një prej liderëve të Maqedonisë së Veriut siç është 36-vjeçari Goran Pandev që është edhe kapiten shprehet se është i gatshëm të falë të gjithë titujt gjatë karrierës për të jetuar një ngjarje të madhe duke përfaqësuar vendin e tij.
“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë.
Unë i jap të gjithë trofetë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian”, u shpreh Pandev.
Kujtojmë që Goran Pandev në sezonin 2009-2010 ishte pjesë e Interit të famshëm të Jose Mourinhos që fitoi tripletën, madje ishte një titullar fiks i zikaltrve edhe pse u bë pjesë e tyre vetëm në muajin janar të 2010-ës.
Po kujt i bie mendja per futboll tani? Pa u gjetur vaksina nuk hapen stadiumet… do luajne si ne dikur te mermeri (te kolonat, ara stadiumit “Qemal Stafa”), me porta te vogla dhe nja dy çerra qe rrinin shifnin.
Me kete pensioniste do fitoje Maqedonia, ky te shese dhe gjithe Maqedonine dhe ska per te bere gje,mendoje qe djemte e Kosoves do i marin zvare keta pensionista.