Galliani lëshon alarmin: Pse klubet e mëdha do falimentojnë

23 Prill 2020, 10:45Sport TEMA

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë botërore dhe sporti është nga më të prekurit. Jo vetëm futbolli. Në lidhje me situatën e krijuar është CEO i Monza, i mirënjohuri  Adriano Galliani, i cili paralajmëron se klube të mëdha evropiane rrezikojnë falimentimin.

“Llogaritë janë hedhur në erë për shkak të borxheve të klubeve dhe humbjeve nga të ardhurat e të drejtës televizive. Situata është me të vërtetë dramatike. Nuk është vetëm kësti i fundit i i të drejtave të TV, pasi nuk ka më as të ardhura nga stadiumet.

Gjithashtu edhe UEFA akoma nuk i ka shpërndarë 40 milion eurot për kupat e Europës. Klubet më të mëdha në Europë rrezikojnë falimentimin. Uljet e pagave të futbollistëve nuk mjaftojnë për të përballuar këtë situatë.

Fshati Olimpik i Tokios do të duhej të transformohej në një vend ku të banojnë njerëzit, por tani nuk mund të ndodhë kështu për shkak të shtyrjes së Lojërave Olimpike. Ka shumë probleme që nuk kuptohen”, është shprehur mes të tjerash Galliani për “Telelombardia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje