Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, Andi Lila, kërkon që të paguhen futbollistët e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Në një prononcim për “Sport News”në News 24, Lila thekson se sporti duhet të jetë jashtë politikës, por Bashkitë i përdorin skuadrat për fushatë.
Ndër të tjera, Lila shprehet se po lufton për statusin e sportistit si dhe ekzistencën e mundësisë së zhvillimit të një miqësore miqësore e për të mbeldhur të ardhura me Italinë, ashtu si në rastin e tërmetit.
Ndihma e Sindikatës për lojtarët dhe ish-lojtarët në vështirësi ekonomike- “Në Shqipëri dhe në të gjithë, është perceptimi se lojtarët janë të privilegjuar. Aq më keq kategoritë e ulëta. Ne si sindikatë kemi krijuar një fond dinjitoz për të ndihmuar anëtarët në ditë të vështira. Këto vështirësi po hasen kudo, edhe në futboll. Deri në këto momente do të lëvizim në Memaliaj, Tepelenë, nuk i kemi bërë të dituara emrat e lojtarëve dhe ish-lojtarëve për arsye dinjiteti”.
Organizimi- “Shumica e tyre na kanë shkruar, por dhe anëtarëve të kryesisë dhe pjesë vullnetare që janë gjatë gjithë kohës të impenjuar. Normalisht, do t’i mbyllim të gjitha kërkesat sipas mundësive. Nuk kam pritur kaq shumë kërkesa. Janë 270- 300 kërkesa. Do të bëjmë gjithçka brenda mundësive, do të shkojmë derë më derë”.
Qeveria- “I kemi dërguar letër Federatës, por nuk na ka dhënë përgjigje. Kërkojmë ndihmë për Kategorinë e Parë dhe të Dytë që të paguhen. Tek të dytët kanë honorare, nuk kanë kontrata profesioniste. Nuk dalin dot në stërvitje. Kanë mbetur jashtë paketës së FSHF-së, i kemi dërguar letër kryeministrit Rama. Nëse këta nuk do të na kthejnë përgjigje, do të rishikojmë pozicionin tonë. Futbollistët kanë nevojë për ndihmë”.
Politika dhe sporti- “Ju propozoj të më ftoni një emsion për këtë temë. Sporti është jashtë politikës, nuk ka lidhje. Ne jemi vetëm në mbrojtje të futbollistëve. Ne ngremë zërin që klubet e futbollit të privatizohen. Nëse jo, do të kemi këto probleme që kemi sot. Bashkitë i shfrytëzojnë ekipet për fushata. Bëjnë dhe një sy qorr .
Lojtarëve nuk u paguhen sigurime shëndetësore dhe sociale, etj. Futbolli ka nevojë reformë të jashtëzakonshme. Duhet kontratë kolektive midis sindikatës dhe federatës, reformë tërësore ekonomike. Do të lobojmë me të gjitha sportet e tjera për të diskutuar për statusin e sportistit. Shqipëria është i vetmi vend nëEuropë që nuk ka status. Këtu po u largove 35 vjeç, duhet të gjesh punë të re”.
Tirana dhe titulli në tavolinë- “Kurrsesi. Nuk do të isha dakord. Titulli të vendoset në fushë. Nëse kampionati ndalon sot, asnjëri nuk e do që titulli të jetë në fushë. Është histori tjetër. Futbolli të luhet në fushë. Të dalim nga kjo krizë që ka gjithë bota”.
Ndeshje bamirësie- “Kemi biseduar me sindikatën italiane. Mbase mund të bëjmë një ndeshje në Itali. Këto të ardhura të shkojnë për në spitalet në Shqipëri dhe Italia”, u shpreh Lila.
O Lila ne daten 15 maj hapet kufiri me Greqine per puntoret sezonale te mbledhjes te duhani po pastaj fillon ai i mbledhjes se pjeshes .Po car te duhet ty qe ngaterohesh me keto pune , shko mblidh ndonje ulli andej nga Greku .
Miqesore me Italine me stadium bosh! Te gjitha te ardhurat do shkojne per te mbaruar shkollen fillore Andi Lila ? ? ? ?
Shume e vertete.Kur luante me Kombetaren nuk e kemi vene re por qe kur i hyri rruges se mutit e degjeneroi emrin e mire qe kishte.Keta jane ata gricat qe per para bejne namin ne fakt bile te hane dhe “mjaltin” aq sa plasin.Ky tip me kujton Gezim Kalane e sindikates qe ju qep Berishes si muti pas kepuce u perdor prej Berishes si nje cope lecke aq here sa Ai e kerkonte.Ne mos u gabofsha eshte nje fare Aulon Kalaja,mos eshte gje i biri i Gezim Kalase?? Ne fakt nje fytyre kane.
Shpesh here na del neper portale dhe emisione tv ky , ceshte ky mer ?? Kush e llogarit ket pederastin e Kavajes , ky hiqet e piqet si shume i rendesishem ne futbollin shqiptar .
Nuk del dikush tja myll nevojtoren ketij ?? Ti thone qe skena cmesime te marim nga ty mer zhuls , mer sumqimi i Kavajes , mer bythlepiresi atij kancerit qe drejton federaten . E zot i modh , na myten pislliqet , a bo Lila me na tregu , e mesu se cduet me bo …….