Superiorja do të rinisë, por ende nuk ka një datë. Federata Shqiptare e Futbollit është gati dhe ka kërkuar nga qeveria që të ndezë “dritën jeshile” për rifillimin e kampionatit.
TV Klan ka siguruar edhe dokumentin ku FSHF-ja i kërkon zyrtarisht qeverisë për të rinisur aktivitetin futbollistik në vend.
Tashmë pritet një përgjigje nga instancat përkatëse, veçanërisht nga Ministria e Sporteve dhe e Shëndetësisë që do të japë direktivat e nevojshme sa i përket mënyrës se si do të veprohet në stërvitje apo në stadiume.
Prej më shumë se 1 muaji futbolli në vend është ndalur për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi. Shifrat e fundit të personave të infektuar me COVID 19 kanë qenë inkurajuese dhe po shpresohet nga dita në ditë që numri i tyre të ulet për të rifilluar jetën normale.
Në këto kushte në Federatën Shqiptare të Futbollit e kanë parë të udhës që futbolli të rinisë, po për këtë duhet fillimisht “OK”-ja nga qeveria.
Po po, drite ne fund tunelit per te rinisur trukimet ju. Se u thate keto 2 muaj pa kokerr leku nga bastet e manipuluara.
Te qifsha federaten e karit.