Ilir Meta replikon me Fatos Lubonjën: Dyshimet e tua janë të motivuara

24 Prill 2020, 20:51Politika TEMA

Nga Ilir Meta

Meqënëse z.Fatos Lubonja sot ka bërë disa pyetje për juristët e Presidentit të Republikës, preferoj t’i përgjigjem drejtpërdrejt në respekt të kontributeve të Tij të spikatura prej dekadash në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik.

Ndryshimet e detyruara të Kodit Penal për pandeminë, ishin një reflektim ligjor ndaj një të papriture, që surprizoi e tronditi globin në çdo pikëpamje.

Por edhe dyshimi beninj i Lubonjës është i natyrshëm dhe i motivuar. Ky dyshim lidhet qartë me zbatimin e drejtë dhe korrekt të legjislacionit, që do të thotë në esencë funksionim i shtetit ligjor.

Ndajmë të njëjtat dyshime e shqetesime të forta me Lubonjën për tronditjen e shtetit ligjor në Shqipëri, si një sfidë madhore që kërkon përgjigje.

Në këtë situatë, më mirë të kemi një legjislacion sa më solid, të qartë dhe garantues të parimeve të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit sipas Kodit Penal të Danimarkës, sesa të kemi një boshllëk ligjor që mbushet vetëm me abuzivizëm dhe arbitraritet apo më keq se sa të kishim ndryshime jashtë çdo standardi demokratik që cënonin të drejtat e qytetarëve tane duke i ekspozuar ndaj abuzivizmit dhe represionit.

5 komente në “Ilir Meta replikon me Fatos Lubonjën: Dyshimet e tua janë të motivuara”

  1. Ore says:

    Ore shoku-zotni Ilir: Lubonja i mire i keq, ka bere pyetje konkrete, nje nder te cilat eshte mungesa e proporcionalitetit ne denime. Ja psh c’thote Lubonja: ” “Vini re: gjynahqari që ka hedhur në kazanin e bashkisë plehrat e në orën e gabuar, mund të marrë gati të njëjtin dënim (2-3 vjet) me një person që vë në jetë planin makabër për të infektuar një grup njerëzish në një restorant, kinema a ku di unë (2–5 vjet)”. Meqe nuk po japim licenca HEC-esh por denime me burg, leri ustallaret e Presidences te pergjigjen

  2. Fatjon says:

    As nuk u mundova te lexoj paçavure e koklopes për psikolubonjen por shkurt,,, njeri mut e tjetri kakë. Sa shpejt po i lëpin ato që ke thënë për koklopen o Mero miu.

  3. pjeter says:

    Lujuboviçi me ne fund e gjeti nje qe e kupton shume mire.ne demokracine e Ljubovicitpranohet edhe te korruotuarit deri ne palce,madje edhe opotunistet qe jane gati tia fusin babait te vet vetem qe tymi i tij te shkoje drejt.Ne qofte se drejtesia ne Shqiperi nuk ben ndo nje gje me shkaktaret kryesore qe e çuan Shqiperine aty ku eshte sot,atehere ky vend ska shanc tia dale.

  4. Bureto says:

    Meta ky mafioz institucional ka gjetur aleatin e denje ne dite veshtira. I bashkon te dy malinjiteti antirama sidomos ai i Lubonjes, se Meta pee te shpetur kur e ndhen veten ngushte apo kur ia lypin interesat e pushtetit ben aleanca dhe me djallin. Lubonja hallin e ka gjetke. I eshte prishur gjumi se mos Ilir Meta nuk i kundervihet kryeministrit, sepse sot per sot tek ai e kane shoresen. Po ai dhe te tjeret lodhen kot. Duan s’ duan Rama deti me sot i ka mundur te gjithe. Kjo po i terbon. Le te presin, sic Likja ka qejf te thote, me qetesi dhe dashuri qrshorin 2021. Aty duke u bashkuar gjithe qelbesirat, thenie e Muc Nanos kjo, kur qe rasti per te larguar Berishen, tani le te largojne Ramen. Po mesa duket sic duken bathet larg jane pashket!

  5. O tempo, o mores says:

    Te bej moral dhe Presidentii per Demokracine dhe shtetin e te drejtes eshte su te degjosh nje rruspie,qe pas nje kariere te gjate ne profesion, te flase per moral.Hipokrizi e tejskajshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje