Faktet: “Rastësitë” e Lulzim Bashës me rusët

24 Prill 2020, 19:21Politika TEMA

Janë një sërë faktesh mjaft kokëforta, të cilat ne po i rendisim një nga një. Këto jo si akuza ndaj kreut të Republikës së re, Lulzim Basha për lidhje me rusët, por çuditërisht Lulit i ndodh gjithmonë, që sapo vepron ai të dalë një rus nga pas.

Ndoshta “dashurinë” për rusët e ka të madhe, të vjetër dhe ndonjëherë ai “rrëshket” si pa dashje, pa kuptuar.

Le ta fillojmë nga çadra e vitit 2017, fotoja me presidentin e SHBA, Donald Trump, pagesa 1 milion e 25 mijë dollarë, në skemën e derdhjes së parave tek Nick Muzin. Kjo e deklaruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, dhe ku dilte kompania Binniata Trade, e cila ishte me pronarë rusë.

Gjatë historisë politike të Lulzim Bashës është një tjetër personazh i përfshirë në skandalet e tij në lidhje me rusët. Bëhet fjalë për shtetasin Ekim Alptekin, një person i kërkuar nga FBI-ja. Lulzim Basha është kumbar i dasmës së tij dhe në foton më poshtë tregohet sesi Luli i jep “bekimin”e  martesës. Basha e ka pranuar se e njeh dhe që e ka mik.

Alptekin së bashku me disa rusë janë përfshirë në hetimet e FBI-së, deri dhe te këshilltari Flyn dhe presidenti Trump, dhe  është akuzuar për komplot me rusët.

Rasti i tretë është marëveshja e Lulzim Bashës dhe financimi i një kompanie lobiste e cila përfundoi me largimin e ambasadores së emëruar në Shqipëri, e cila ishte një eksperte mjaft e mirë e çështjeve ruse.

Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec.

 

Në atë kohë, Basha, nëpërmjet kësaj komoanie lobimi, bëri një betejë kundër saj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe më pas ajo nuk erdhi në Tiranë.

Ky është rasti ku Lulzim Basha lufton kundër një personazhi që njeh mjaft mirë çështjet e Rusisë dhe ndaj së cilës duhet të ketë pasur jo pak frikë.

E katërta në radhë vjen djegia e mandateve. Kujtojmë këtu telefonatën e deklaruar nga zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, i cili i kërkoi Lulzim Bashës të mos digjte mandatet, port ë ndiqte rrugën ligjore. Pasi Ballkani po destabilizohej dhe kishte disa forca që po e kryenin këtë veprim. Kujtojmë këtu edhe situatën në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, etj.

Por, kush ishte “forca madhore” për të cilën fliste Basha? Mos ishin rusët? Kush e pengonte Lulin të tërhiqej nga vendimi për të djegur mandatet?

Dhe së fundi, sërish e “rastësishme” është edhe kompania Sonoran Policy Group, LLC, e cila është bazëkontraktore e diktatorit Maduro në Venezuelë, i cili mbështetet publikisht dhe financiarisht nga rusia.

Të gjitha këto fakte të përmendura më sipër janë të pranuara publikisht nga Lulzim Basha dhe janë me prova. Që nga fotoja e presidenti Trump dhe pagesa, tek ambasadorja që u refuzua, tek djegia e mandateve dhe telefonata me Palmer e pranuar, tek kontrata e publikuar së fundi ku del Maduro.

Pra, të gjitha janë fakte të pakontestueshme. Të rastësishme apo jo se dalin rusët nga pas, kjo mund t’i ndodhë vetëm Lulzim Bashës së Republikës së re. Se kur del një herë rusi nga pas mund të jetë rastësi, por kur ndodh oesë herë në një periudhë jo më shumë se tre vite nuk është më e rastësishme.

Ndoshta Luli nuk i dashuron shumë rusët, kanë më shumë ata dashuri për të. Por, faktet janë fakte. Provat janë prova. Lulzim Basha ka më shumë se pesë raste të lidhura direkt dhe indirekt me faktorët politik të Rusisë.(CNA.al)

6 komente në “Faktet: “Rastësitë” e Lulzim Bashës me rusët”

  1. Shqipetari Berlin says:

    Inteligjenca Gjermane Thote:Hera e Pare eshte “Rastesi”::::Heren e Dyte:EDHE MUNDE TE NDODHE…Por Hera e Trete,eshte e Qellimshme dhe me Vedije….dhe te Treja Heret….akoma edhe pa “Qellim” PERBEJNE NJE FAKTE…lol

  2. Realisti says:

    Bjeri legenit se mbase duke kercyer mund ti hyje ndonje gjemb ne kemb Lulit… Keshtu eshte edhe kjo puna e akuzave qe i behen Lulit.
    Reformoni drejtesine dhe krijoningjykaten kushtetuese sa me shpejt qe drejtesia te filloje pune. Nuk na duhen shkrimet por puna per ti vene keta njerez pas hekurave.

  3. Pelioni says:

    mos e zgjoni lulushin,lëreni të flejë atë ka të drejtë ta zgjojë vetëm doktor vdekja,ai zgjohet me urdhër të tij merr detyra prej tij pastaj çtë bëjë i shkreti përpiqet ti zbatojë se ndryshe jo më që karriken ja fluturon sa të hapësh e të mbyllësh sytë bile ka dhe më shumë e pëson si hjdari,zhulali,gazidedia,pashkua,oldashi,
    ekspirienca nuk i mungon doktorit.
    Hë thoni ju tani çtë bëje lulushi i shkretë

  4. xoni says:

    Eshte e qarte, lidhjet jane te hereshme sepse kur thuhet Basha nenkuptohet Berisha se dihet qe Luli eshte kukull. Duhet botreisht qe Berisha eshte UDBash dhe lidhja e forte mbidis UDBse me KGB jane te hereshme por fatekeqesia te ne qendron se shteti jone e paguan kot SHISHin i cili nuk ka bythe per asgje….. Imagjino se si i marin rrogat kot.

  5. nuriu says:

    Eshte e qarte, lidhjet jane te hereshme sepse kur thuhet Basha nenkuptohet Berisha se dihet qe Luli eshte kukull. Duhet botreisht qe Berisha eshte UDBash dhe lidhja e forte mbidis UDBse me KGB jane te hereshme por fatekeqesia te ne qendron se shteti jone e paguan kot SHISHin i cili nuk ka bythe per asgje….. Imagjino se si i marin rrogat kot.

  6. Laberia ime says:

    Hani m.. kot. Lulushi vitin tjeter eshte kryeminister, po ja servir palloshi vet..jan te kurdisura sto pune, eri tete vjet ti un do bej sikur do grindem pastaj eshte radha jote..Lulushit as ka per ti hyre gjemb ne kembe kush shqiptare ka dy gram materie cerebrale e ka kuptuar tashme si funksionon …ne te semes te gjithe si nga nje ane dhe nga tjetra..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje