"Vakumi ligjor i Metës që të bën kriminel po të takosh prindërit", Manjani: Rasti i parë i zbatimit të Kodit Penal të mrekullueshëm që përgatiti shteti monist

24 Prill 2020, 14:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme informoi sesi një djalë ka thyer rregullin duke shkuar nga Tirana drejt një qyteti tjetër për të takuar prindërit e tij dhe më pas i kishte infektuar ata.

Lidhur me këtë, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një reagim.

Postimi i Manjanit

Ja ku është dhe rasti i parë i zbatimit të Kodit Penal të mrekullueshëm që përgatiti shteti monist!

Rasti është:

Djali shkon të takojë prindërit e tij të moshuar. Pas çmalljes me të birin, prindërit dalin me COVID. Kryeministri njofton se në bazë të Kodit Penal të Presidentit, ky djali do hetohet e do dënohet me burg.

Nxirreni vetë konkluzionin e drejtësisë së Kodit Penal. Por nëse vërtetë ai djalë dënohet pse takoi prindërit e tij që i kanë bërë kokën, këta të fundit hyjnë në dhé për së gjalli. I shpëtojnë virusit, por jo drejtësisë popullore të shtetit monist!

Por siç na njoftoi dhe Presidenti, kemi plotësuar një vakum ligjor!!

Oh të bukur vakum!

Vakumin që të bën kriminel po të takosh prindërit. Këto të fundit vetëm Erion Veliaj lejohet ti takojë. Atë nuk e zë as virusi e as Kodi Penal.

#koncertnëvitin1936#

5 komente në ““Vakumi ligjor i Metës që të bën kriminel po të takosh prindërit”, Manjani: Rasti i parë i zbatimit të Kodit Penal të mrekullueshëm që përgatiti shteti monist”

  1. Www says:

    Ky koqja, vetëm shqip di? Në se nuk është në gjendje të lexojë ligjet e vendeve të tjera, që kanë të bëjnë me karantinën, le të lexojë Kodin Penal të RPSSh.
    Djali në të vërtetë nuk konsiderohet thjesht si vrasës i zakonshëm por si vrasës i prindërve të tij.

  2. ben says:

    O manjan o rilindas i tipit ralf gjoni dhe myslym murizi.
    Po ai qe e vodhi nuk ka faj fare o kokra e legenit??????
    Shoqnia e ngushte myslym murizi ed rama dhe kujtim gjuzi qe e miratojne ne parlament nuk kane faj , fajin e ka presidenti?????
    Pse ky vend ka mbledhur kaq shume llum????????
    E keni vene re qe ne cdo vend te botes po te shkosh po degjuan shqiptar tallet gjithe bota?
    Ja prej teje ed rames e 1 takem, e kemi kuptohet edhe nga bagetia me shumice rilindase qe ose jane pederaste ose jane trafikante. Njerez normal ne kete vend nuk gjen dot.

  3. Kim says:

    Do te ishte krim nese djali e dinte qe ishte i infektuar.

  4. kasemi says:

    Jo more kriminel qe mbron kriminelin, kodi penal te ben kriminel dhe te denon po te vrasesh me dashje prinderit.

  5. bac says:

    Ky (Ylli i Likes) eshte edhe kafshe injorante edhe ziliqar e shpirt zi.
    Nen petkun e gjoja ligjshmerise ky individ qe ka qene edhe minister i drejtesise flet dhe ka folur ashiqare per shkelje te ligjit dhe per nxitje te krimit.
    Vetem nje mendje e mbrapshte mund te justifikoje kete rast flagrant te shkeljes se ligjit te ri – nese eshte ne fuqi – dhe per me teper te nje kodi etik e moral te mbrojtjes se njerezve me vulnerabel. Ne cdo vend normal ky individ do te ndiqej penalisht per perhapjen me qellim te nje virusi cdekje-prures dhe do te denohej me pas, nese shkakton viktima, per vdekjen e tyre me apo pa qellim. Uroj qe te shkretet prinder te mos kene fatin e keq por kjo nuk ndryshon asgje nga faktet. Nese Ylli i infektuar do te shkonte tu a ngjiste kete te afermeve te tij do ta vriste ndopak ndegjegjja e tij e dhjere!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje