Rama reagon për djalin që infektoi prindërit: Mos o zot të ikin nga kjo botë t'i mbeten pishman i jetës. Stop me hilet e me karagjozllëqet, mund të vrisni njerëzit tuaj

24 Prill 2020, 12:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas infektimit me COVID-19 të dy të moshuarve nga djali i tyre.

Edhe pse u raportua nga disa media që personi që infektoi prindërit ishte punonjës në burgun 313 në Tiranë, ai ka lënë këtë detyrë që nga maji i vitit 2019 dhe nuk punon për asnjë IEVP në vend.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Një lajm i keq nga testimet e djeshme, që duhet të vlejë si mësim për të gjithë

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar.

U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?!

A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: MOS! MOS! MOS!

Stop me hilet e me karagjozllëqet, sepse mund të bëheni mos o Zot, vrasës të njerëzve tuaj më të shtrenjtë”- shkruan Rama. (TemA)

11 komente në “Rama reagon për djalin që infektoi prindërit: Mos o zot të ikin nga kjo botë t’i mbeten pishman i jetës. Stop me hilet e me karagjozllëqet, mund të vrisni njerëzit tuaj”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ndjekin mesimet e saliut..

  2. Eri says:

    Nuk e imagjinoj dot qe nje kryeminister i ndonje shteti te merrej me gjera kaq jashte punes se tij prej kryeministri psh nje kryeminister anglez te merrej me nje John ose kolegu i tij gjerman te merrej me nje Hans apo ai italian te merrej me nje Xhuzepe ose ate francez te merrej me nje Fransua qe eshte me koronavirus dhe qe mund te infektoje prinderit e tij.Po merru me administraten e Institutit te Sigurimeve tu paguajne njerezve qe kane derdhur kontributet pagat mujore se u takon me ligj or tu shofte fara o hajdut dhe mashtrus me keq se Like Muti dhe Lulzim Basha dhe Sali Qeni Serb.

    1. çakalli says:

      Shqiptaret po si kape tek e tek te cajn bythen gam gam, kshuqe u duhet trokitur te koka nje me nje se kshu ne grup te han karin…edhe pse hajdut e ropqir rama po ta thote per te miren tende e te familjes tende, e vetmja mnr qe ka eshte rrime larg.pike!

    2. Shqupisti i leshedhise says:

      E ke gabim. Te gjithe kryeministrat e vendeve te qyteteruara po meren sot me Hansin apo Xhuzepen sepse ky eshte problemi kryesor qe ka pllakosur keto vende. Vetem tycat e Vicidolit apo dobicet e kokelopes perpiqen te fusin ne te njejtin thes kete kryeminister qe po punon pa pushim me hajduted e kriminelete Sali, Bashuq apo Metuc…

  3. Agimi Diber says:

    Ndjekin keshillat e doktoreve pall si Sali cpjapit plak serb, Triton preshit lushnje, doktorit tjeter te PD. Mos more djale se nuk ke ku te gjejshe me prinder. Ishalla nuk eshte e vertete cilesimi i djeshem per ju.

  4. Ladi says:

    Besniket e doktor VDEKJES nuk e kan problem per njerezit e tyre mjafton qe doktor vdekjes ti rriten statistikat ne vorreza.

  5. Merati says:

    Z.Rama nuk ke te drejte se ai eshte me PD nuk te degjon ty Sali murtaja eshte lider i tij ne cdo situate ai vetem porosite e Sali murtajes degjon po ti po flet si kryeminister dhe ketu jam dakort fole sa te mundesh per te miren e shumices deri sa te kaloje kjo kolere dhe njerzit e thjeshte do te falenderjne

  6. uskania says:

    Një mesazh shumë domethënës i Kryeministrit!

  7. h says:

    Ne kerkojmë loqe që të thyejnë karantinën dhe të infektojnë gjithë qytetin,pastaj të
    vdesin sa më shumë ,që të mund të akuzojmë Ramën për vrasje dhe ta rrëzojmë nga pushteti.
    Pastaj kur të jemi në pushtet,do hapim shumë dyqane për brekë me lule që karmina të pasurohet.

  8. Strong says:

    Ky njeri i shperfytyruar kryeminister i vendit, palaçoja i europes qe po perdor çdo mjet per te sunduar shqiptarët. Shkel çdo dite te drejtat e njeriut me te dyja kembet dhe gajaset para pasqyres i shperfytyruar ne ekstrem

  9. zhaku i pamposhtur says:

    Populli thotë një fjalë të urtë : gjella me kripë dhe kripa me karar. ..pra gjella ka nevojë për sasinë e duhur të kripës sepse po e tejkslove dozën e kripës ajo gjellë nuk haet më gjithashtu edhe po nuk pati kripë është bajate, pra kjo fjalë e urtë duhet ti shkojë në vesh kryeministrit Rama. .ja pra ju sejmenët e tij ju që gërmoni biblën e kuranin dhe i çoni në ‘pjatë’ shefit tuaj sharlatan citate nga njërëz të mëdhenj dhe të pushtetdhëm..mos shkoni kaq larg sepse rrasa që ju i vishni shefit tuaj nuk e bën atë me të vërtetë prift. ..thjesht edi rama ka tejkaluar limitet dhe është bërë sa i neveritur po aq edhe bajate. .në një shoqëri tjetër edi rama nuk do të kishte asnjë shans të bënte nga këto lodra apo nga këto show pa bereqet..të paktën këtu në greqi ku jetoj askush nuk e koncepton dot kryeministrin Miçotaqis të dali dhe të bëjë ato që bën Rama. . (nuk ka shanse sepse nuk ia pranon shoqëria)..shteti është si puna e një anije gjigante ku kapiteni e ka vëndin tek drejtimi (ose timoni, se dikur ishin me timon) dhe jo të dali nëpër hollet e anijes dhe të merret me udhëtarët,as në ambientet e kuzhinës sepse atje e menaxhon dikush tjetër. .as tek banjot nuk ka punë sepse edhe për to përgjigjet dikush tjetër. .atëherë si ka mundësi që ky ‘timonieri’ ynë ngeli sa majtas e djathtas sa lartë e poshtë. .kush po merret me drejtimin e anijes? a po udhëtojmë drejt oqeanit apo jemi drejtuar nga shkëmbinjtë e thepisur? ‘udhëtarët’ janë trembur dhe nuk e fshehin trëmbjen e tyre kur shikojnë kapitenin të dehur të shkëmbejë sharje me udhëtarët..ku po shkojmë or njërëz? anija jonë nuk ka drejtues ..jemi në mëshirë të fatit. .kapiteni ynë ka tre opsione për dedtinacionin e anijes prandaj ka zbritur kaq serbes sepse ka vënë pilotin automatik ..1.limani i Beogradit 2.limani i Pireut dhe 3.përplasje ballore me shkëmbinjtë. .zgjidhni dhe merrni. .kujt ti pëlqejë të rrijë në këtë anije kujt si pëlqen. .hë.. njëri nga këmbët e tjetri nga koka dhe. .bulldumb në fund të detit. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje