Departamenti Amerikan i Sigurisë: Rrezet e diellit vrasin Covid-19

25 Prill 2020, 08:48Sociale TEMA

Drita e diellit mund të vriste koronavirusin brenda disa minutash. Zbulimi i Departamentit Amerikan të Sigurisë së Brendshme ka ngjallur sot reagime dhe shpresë se epidemia do të dobësohet me ardhjen e verës.

Hulumtimet e reja zbuluan se lagështia e lartë, temperaturat dhe rrezet e diellit vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe dhe në ajër.

“Vëzhgimi ynë ka zbuluar deri më tani efektin e fuqishëm që drita diellore duket se ka në vrasjen e virusit në sipërfaqe dhe në ajër,” tha këshilltari i Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, Bill Bryan.

Virusi vdes më shpejt në prani të rrezeve të diellit dhe mbijeton më së miri në kushte shtëpie, zbuloi studimi. Ai gjithashtu se zbardhuesit dhe dezinfektuesit e tjerë shpejt vrasin brenda pak minutash virusin në sipërfaqe.

Presidenti Trump komentoi studimin duke sugjeruar se dezinfektuesi mund t’i injektohet njerëzve , i cili është jashtëzakonisht i dëmshëm kur gëlltitet nga njerëzit.

Bill Bryan tha që studimet mbi virusin treguan se zbardhuesi vret koronavirusin në rreth pesë minuta, dhe alkooli izopropil e shkatërron atë edhe më shpejt.

“Virusi vdes më shpejt në prani të dritës së diellit,” tha ai. Bryan bëri të ditur se një laborator biologjik i ushtrisë amerikane në Uashington e kishte testuar virusin.

“Temperatura gjithashtu ndikon në jetëgjatësinë e virusit”, tha Bryan.

Me ngrohjen e temperaturave, studiuesi amerikan tha se ky studim ishte një armë tjetër në luftën kundër virusit gjatë verës”. “Do të ishte e papërgjegjshme për ne të themi se ndiejmë se vera do të vrasë plotësisht virusin. Por temperaturat e nxehta do të jenë një ndihmesë e madhe”, tha ai.

Por mënyra se si reagon virusi në një laborator nuk do të thotë se kjo është edhe mënyra se si transmetohet në ajër. Gjetjet e studiuesve amerikanë nuk janë befasuese. Shkencëtarët kanë thënë prej kohësh që kimikatet si zbardhuesi mund të shkatërrojnë viruset, përfshirë koronaviruset, ashtu si edhe drita ultravjollcë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje