Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 726 numrin e të prekurve në total.
Deklarata e ministrisë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.
Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. (TemA)
Ne kushtet materiale te shendetesise shqiptare,i gjithe personeli mjeksor dhe ndihmes kane deshmuar nje profesionalizm te larte dhe humanizem te shkelqyer.Natyrisht qeveria ka vepruar shume mire qe per here te pare pas 30 viteve eshte drejtuar nga inteligjenca,aftesia dhe pjekuria e e trupes profesioniste shendetesore shqiptare,ku nderthuren pervoja dhe humanizmi i tradites me shpirtin e ri te modernes..Ndoshta edhe periudha e fatkeqesise se termetit u pershkuan nga e njejta fryme.Le te shpresojme qe edhe periudha ne vazhdon te karakterizohet nga e njejta fryme.Ne kushtet rimarrjes se vehtes nga demet ekonomike termet plus pandemi do te uroja qe qeveria Rama te mbledhe rreth vehtes mendjet me te afta te fushave perkatese per te realizuar nje program veprimi efikas,te organizuar ne menyre shkencore,Sepse ekonomia eshte nje shkencen e nderlikur ku zeri i profesioniste e te nivelit bashkekohor eshte kusht vendimtare per arritjen e suksesit.Asgje nuk i duhet lene rastesise apo amatorizmit.Ndoshta,me parate qe mund te vijne nga BE ,eshte momenti per nje program industrializimi modern,konkurues dhe te pershtatur me mundesite dhe rezervat tona.Vetem industria mund te nxjerre nga varferia ,korrupsioni dhe prapambetja. Vetem industria mund te coje perpara bujqesine,arsimin,shkencen..por edhe te ktheje politiken nga epoka klanore primitive drejt normave europiane.