Rrëfehet polici nga Vlora: U infektova me COVID-19 në SHBA, i dhashë ndihmë dikujt. Ja si u përballa me sëmundjen

25 Prill 2020, 20:44Sociale TEMA

Një kontigjent mjaft i prekur nga koronavirusi janë edhe punonjësit e policisë. Mes të prekurve nga COVID 19 është edhe Altin Çeloaliaj, oficer i policisë së Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, historinë e të cilit mund ta dëgjoni sot në News 24. 33 vjecari Altin Çeloaliaj eshte me origjinë nga Vlora. Më 13 prill u diagnostikua me koronavirus. Objekt i punës së tij është anti-terrorizmi dhe zakonisht përfshin pak ndërveprim me publikun. Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti, ai rrëfen se si u infektua, si është gjendja e tij shëndetësore dhe si u trajtua.

“Mendoj që jam infektuar në punë. Iu përgjigja një thirrje për ndihmë ndërsa isha në detyrë, ndihmova dikë. Më tha më fal, por unë jam me koronavirus. Besoj aty e kam marrë virusin, duke punuar. Fillimisht nuk e mendova shumë, pasi nuk iu afrova shumë. Thashë nuk do të jetë ndonjë gjë. Dy tre ditë më pas më filloi kolla dhe simptoma të tjera”, thotë oficeri i policisë Altin Çeloaliaj.

Kolla është një nga simptomat që shoqëron rëndom sëmundjen, e që duket se merr kohë për t’u larguar edhe pas shërimit. Por ai thotë se ndihet shumë më mirë sesa dy javë më parë… “Kisha shumë kollë, mezi flisja dhe kisha dhimbje në gjoks. Pastaj filloi temperatura ajo ishte më e keqja. Sidomos natën bëhej edhe më keq. Ishte e vështirë. Kur ngrihesha nga krevati të shkoja në banjë, më duheshin 20 minuta vetëm të mbushesha me frymë. Prej datës 2 deri në 13 isha keq, tani kam pak kollë, por jam shumë më mire. Për mua shumë shqetësuese ishte edhe temperatura”, thotë ai.

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë në shumë aspekte për 33 vjeçarin. Ka kaluar më shumë se një muaj që ai jeton vetëm në shtëpi pa bashkëshorten shtatzënë e cila po jeton me prindërit e tij. Në një përpjekje për t’i ruajtur ata nga virusi, Altini i kaloi ditët më të vështira të sëmundjes i vetëm. Dhe nuk ishte e lehtë, qoftë edhe për një oficer policie. “Më e vështirë se të kalosh virusin është ndarja nga familja. Nusja është shtatzënë me binjakë, është shtatë muajshe, ka nevojë të shkojë tek doktori dhe unë nuk jam aty ta ndihmoj, u bë një muaj. Edhe prindërit janë në merak. Kur isha sëmurë vinin çdo ditë dhe më linin ushqim tek dera, por unë nuk ngrihesha dot fare nga krevati për t’i marrë”, shton Altini.

Nisur nga eksperieca e tij oficeri i policisë së Nju Jorkut ka një mesazh për të ndarë.

“Mendova se do të ishte si gripi normal. Thashë do të infektohem e do ta kaloj, nuk është gjë e madhe, por ishte më keq nga sa mendova. Isha me fat që gruaja ime ishte tek prindërit e mi dhe nuk sëmura njeri tjetër. Por do të ishte keq nëse kjo do të kishte ndodhur, pasi është shtatzane me binjakë dhe prindërit e mi janë të moshuar. Babi ka disa probleme shëndetsore. Ndaj nuk duhet të mendojmë vetëm për veten, por edhe për prindërit e të tjerët. Ne të rinjtë e kalojmë, por disa nuk e kanë kaluar, një polic 34 vjeç vdiq pak ditë më parë”, thotë Altin Çeloaliaj.

Altin Çeloaliaj u testua poziv me COVID-19 më 13 prill. Ai thotë se është shëruar ose të paktën kështu mendon pasi simptomat po i largohen. Por do të donte që gjithë kësaj historie t’i shtonte dhe një konfirmim zyrtar. Për shkak të volumit të madh të kërkesa ai thotë se nuk ka mundur të ritestohet. Altini thotë se ka nevojë të bëjë një test që të tregojë se sëmundjai është larguar dhe se pas kësaj mund të takohet me familjen.

“Tashmë ka kaluar më shumë se dy javë që kur u shfaqën simptomat. Më thanë (mjekët) që nuk përbën më rrezik për ta transmetuar virusin, por më kërkuan të rri edhe një javë tjetër në shtëpi që kjo gjë të jetë e sigurt. Do të doja ta bëja sërisht testin të dilja negativ dhe të hiqja mendjen, sepse tani jam i izoluar nuk vete në asnjë vend, por më thanë që nuk ma bëjnë dot. Marrja e përgjigjes që isha pozitiv me COVID-19 më mori afërsisht nga 9-10 ditë, nëse e bëj tani sërisht testin, do të më kërkojë po aq, unë në datë 27 duhet të kthehem në punë”, thotë oficeri i policisë.

Ai thotë se pret që në datën 27 prill të mund të kthehet në punë. Pasi kjo është data që më mbaron izolimi. I pyetur se me cfarë është kuruar, polici u shpreh:“Kam marrë edhe pompë për azmën dhe ilace që ulin temperaturën”.

12 komente në “Rrëfehet polici nga Vlora: U infektova me COVID-19 në SHBA, i dhashë ndihmë dikujt. Ja si u përballa me sëmundjen”

  1. Trimi says:

    O gazetar, po thua polic i NY dhe I NJ, jane shtete te ndryshem, njesoj si te thuash polic ne France dhe Gjermani.

    1. LG says:

      Nqs nuk di mirë është të mesosh.
      Egziston një agjensi e përbashkët PANYNJ që ka dhe një polici të saj.

  2. Duc... says:

    Djale Dukati Vlore,sherim te shpejt,diell te ta beje zoti.

  3. Lexusi says:

    Ti shpetove nje ametikan , policia njuxhersit ta ktheu borxhi , vrau nje SHQIPTAR mu ne mes te rruges , puna mar o çelo. Je tu mor rrogen per at pun.

    1. Nexus says:

      E para ai eshte Amerikan se perndryshe nuk do te ishte polic.

      E dyta policia vajti per te ndaluar nje psikopat qe po terrorizonte qytetin jo nje Shqiptar. Si e mendon ti, e pyeten se cfare origjine kishte para se ta vrisnin ?

  4. Lexusi says:

    Ti shpetove nje ametikan , policia njuxhersit ta ktheu borxhin , vrau nje SHQIPTAR mu ne mes te rruges sot , puna mar o çelo. Je tu mor rrogen per at pun. Mburru kur te besh diçka per kombin e per popullin tend nje her o çelo labi.

    1. Mashkullori says:

      O Lexuesi i pashkolle!
      Po jesh i lexuar dhe po te kishe pare vidion e shqiptarit qe u vrambase do te arrije ne te tjera perfundime.Per nje moment prano sikur te ishte nje djale shqiptar ne nje kryqezim rruge prane shtepise tende dhe po levizte me revole ne dore.Ne kete moment,ti ishe nefamilje dhe po shihje nga dritarja,por kishe jashte pjestare te familjes.
      Do informoje policine dhe kerkoje ndihmen e saj,sepse nje njeri me revole ne dore ,po vertitet aty dhe mund te bente ndonje krim apo do thoshe e mo le te kete revole?
      Po ta kesh pare vidion,duhet te kesh degjuar vecse ne je shurdh,thirjen disa here:Drop the gun,drop the gun…ndersa ky trimoshi as qe I behej vone…
      Une ndjej dhimbje ne se ky djali ka qene I semure mendor,por jo ne se ka qene normal dhe kishte ne shenjester ndonje njeri tjeter…
      Ka per kete rastin e sotem.
      Persa i perket ketij policit Shqiptar te New York-ut apo New Jersy-t,meso se ai tani eshte dhe neshtetas Amerikan,perndryshe nuk vishej polic.Prandaj ai beri detyren per Kombin e shtetit te tij.Por meso dhe dicka tjeter.Ne se ka kryer detyren,atehere ne CV-ne e tij lexohet qe eshte me origjine Shqiptare dhe sipasoje e kesaj i ka bere nder dhe Kombit tone,Shqiperise…
      Eshte 1 mije here nje shembull i tille i mire qe na ben nder te gjitheve vecanerisht shqiptareve te Amerikes…

    2. Mandravellua says:

      O lexues djali.
      E para: policia ne USA nuk vret mbi baza origjine, por bazuar ne veprimtari kriminale.
      Po ka vrare nje te pafajshem do pergjigjet sipas ligjit.
      Po qe se shqiptari ka shkelur ligjin, ju lumte dora atij policit.
      E dyta: ku e shef ti qe po mburret ky djali. Ai po tregon historine e semundjes se tij fare thjeshte…
      Po dh e po u mburr, hallall i qofte sepse eshte rreshtuar me ata qe luftojne krimin cdo dite. Pwr kete meriton njr BRAVO.

  5. Tymi says:

    Trimi, gazetari ka shume te drejte, se ai eshte punonjes i autoritetit portual (port authority) dhe ka per detyre te siguroje urat dhe tunelet qe lidhin new york dhe new jersey.

    1. Trimi says:

      Nuk eshte aspak e vertete, djali eshte nga Coldwell, NJ, ka punuar deri ne vitin 2017 ne NYPD dhe tani eshte oficer sigurie ose security por jo pjesetar I PD, nese di anglisht lexoje linkun e meposhtem. https://patch.com/new-jersey/madison/madison-police-deliver-baby-girl-at-drew

    2. Trimi says:

      Pershendetje Tymi.
      Bej nje kerkim ne Google dhe I lexon gjithe te dhenat, filloi ne 2015 ne NY dhe u largua ne 2017, status: inactive.
      Banon Caldwell, NJ, punon public safety patrol officer Drew University.
      Nejse, sherim te shpejte komshiut tim ketu ne NJ.

  6. Trimi says:

    O lexues, policia amerikane nuk vrau nje shtetas shqiptar por nje shtetas amerikan. Ketu nuk eshte Bathore dhe lazarat, mund te ngasesh makine per 30 vjet dhe nuk te ndalon policia nese je I rregullt por nese shkel vijen e kuqe, nuk te toleron. Te keqen e xhaxhit. Ngushellime per familjen. Ky djaloshi la qene polic ne NY dhe eshte larguar ne vitin 2017, tani eshte roje sigurie private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje