Profesor Dhimitër Kraja pas shërimit NGA COVID-19 është rikthyer në spitalin Infektiv për të ndihmuar kolegët e tij.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha sot se “siç kishte premtuar, prof. Dhimitër Kraja u rikthye në spitalin që i ka dedikuar jetën, pasi fitoi betejën e tij me virusin e rrezikshëm COVID-19. Dr. Luli siç e thërrasin të gjithë, po i jep një dorë stafit të palodhur të Infektivit, për të cilët mbetet burim i pareshtur frymëzimi”.
Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.
Por pas disa ditëve në punë Kraja rezultoi pozitiv me koronavirus. Tashmë Prof. Kraja është shëruar dhe është rikthyer në spitalin Infektiv.
Bravoo Dr Luli gjithmon I sakrifices ke qene qysh me fillim te karrjeres tende cilesit e tuaja kam qene gjithmon te ralla I pa lodhur I perkushtuar ne prefesinin e mjekesise ju qysh ne fillim keni qene I vecant I dashur I respektuar per te gjitha grup moshat luftoje me cdo kusht per te sheruar sa me shpejt pacintet Asnje here nuk ke dashur qe ciesit e tuaja te beheshin puplike Nje per shtypje qe ka ngelur me kujtesen time ishte .U shkrua ne gazeten Bashkimi me ate kohe me titull ,Ndjej e larte e detyres, por duhesh te lustruar me fotografi (por Dr Luli na u pergjigj ,ju lutem shume une kam bere dhe do te bej detyren time si mjek dhe nuk e bej per te dale me gazet, Dr Luli ka qene hero i heshtur per njerzit me nevoj Ai eshte Hero eshte shembul frymzimi per mjeket per mjeket Respekt respekt te vecant heroit Dr Dhimiter Kraja Luli sic e therisnim Ai ishte Lule e verte e mjeksis