Nga Dom Gjergj Meta
Në një tregim timin të para disa viteve me titull “A more avdes?” ju kam folur për Ali Domin një burrë nga Pjeza e Shijakut, burrë i mirë e mysliman i devotshëm.
Pjeza është një fshat që ka mysliman dhe ortodoks. Madje prifti i parë ortodoks i paskomunizmit në Durrës ka qenë atë Spiro Tole, nga ky fshat, një klerik i mirë që të gjithë e kujtojmë me nostalgji.
Kjo histori është vazhdim i asaj të parës.
Xha Aliu, ndërsa po më tregonte për fshatin e tij, u ndal te një burrë i fshatit me emrin Pal Pushi. Familja Pushi jeton akoma sot e kësaj dite në pjezë.
“Xha Pali mor dom Gjergj – filloi xha Aliu – ishte i plak i mirë e i urtë. I dit’ para se me fillu Ramazoni mblidhte çunat e fisit t’vet ene i thojte: Vreni ko re çuna ene m’ngjoni me kujdes! Nesër fillo ramazoni. Se bo Zoti vaki ju shof tu pi duhon e raki ditën para myslimonve, a e shifni ket shkop? Për t’modhin Zot deri sa t’thyhet për kok t’juj, nuk nalem. A e murt vesh?”
Edhe ashtu bënin djemtë. Respektonin bashkfshatarët e tyre në agjërim.
Nuk e di si tingëllon për shumë njerëz kjo histori, por për një si unë, që është lindur e rritur në këtë ambjent (Durrësi me rrethinat e e veta), është një histori normale dhe e bukur.
Agjërim të frytshëm të gjithë atyre që e praktikojnë.
D. Gjergji
P.S. Ka edhe nje histori tjetër që e ruaj me shumë xhelozi e do ta tregoj në çastin e duhur…:)
Ju dhjefsha ramazonin, kreshmen dhe kush i ka “shpik” keto karagjozlleqe ?
Ky eshte Islami NDESHKIM dhe DIKTAT … nga me i moderuari deri tek me radikal.
###
“…. xha Aliu nje Plak i Mencur, i Mire dhe i Urt, do te ndeshkonte me shkop cilin te ri shifte te pinte raki ose cigare …”
Imagjinoni per nje Taleban qe ndeshkimi me gure, prerje dore dhe koke eshte me se normale.