Ja tetë skuadrat që do ta vuajnë më shumë ngjeshjen e kalendarit sportiv në Shqipëri

26 Prill 2020, 16:17Sport TEMA

Aktivitetet zyrtare sportive pritet që të rinisn dhe brenda një muaji, të paktën nga sa është diskutuar nga zyrtarët e FSHF-së, që tashmë presin vetëm “OK” nga Qeveria shqiptare, duke qenë se me klubet kanë rënë parimisht dakord…

Ndërkohë që skuadrat pritet që në fillimin e muajit maj të zbresin në fushën e stërvitjes, ndërsa duhet theksuar se disa skuadra janë ato të cilat do ta vuajnë më shumë ngarkesën, janë tetë ekipet shqiptare.

Gjashtë janë nga Superiorja si dhe dy nga Kategoria e Parë. Të gjashta ekipet e Superiores, por edhe dy skuadrat e Kategorisë së Parë kanë pretendime dhe duan Evropën dhe do të kenë ato që do të forcohen më shumë, pasi krahas kampionatit duhet që të mendojnë edhe për Kupën e Shqipërisë.

Por, edhe Besëlidhja nga Grupi A dhe Apolonia nga Grupi B i Kategorisë së Parë e kanë vlerësuar Kupën e Shqipërisë dhe nuk hapin rrugë. Ndaj edhe këto ekipe do ta kenë më të vështirë se skuadrat e tjera ngjeshjen e garës, pasi do të luajnë ndeshje më shumë në këtë periudhë…Ja çiftet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë…

Çiftet çerekfialiste

Tirana – Besëlidhja

Vllaznia – Teuta

Apolonia – Kukësi

Bylis – Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje