SHIFRAT/ "260 viktima në 24 orë", përgjysmohet numri i viktimave në Itali: Bie edhe numri i infektimeve të reja

26 Prill 2020, 18:21Bota TEMA

Shifra shpresëdhënëse vijnë këtë të diel nga Italia ku në 24 orët e fundit numri i viktimave nga koronavirusi gati është përgjysmuar në raport me një ditë më parë.

Autoritetet italiane raportuan ditën e sotme se janë shënuar 260 viktima nga COVID-19, ndërsa dje u regjistruan 415 viktima.

Numri total i vdekjeve që prej infektimeve të para ka arritur në 26,644. Po sot, janë zbuluar edhe 2,324 infektime të reja ndërsa numri total i rasteve në shtetin fqinj është 197,675.

Kjo është dita e parë pas shumë javësh, që numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi bie në këtë shifër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje