Rusia pezullon eksportin e drithërave deri më 1 korrik

26 Prill 2020, 15:56Bota TEMA

Rusia, eksportuesi kryesor i grurit në botë, do të pezullojë eksportet e disa llojeve të drithërave (grurë, thekër, elb dhe misër) deri më 1 korrik, njoftoi të dielën Ministria ruse e Bujqësisë.

Vendi kishte vendosur në fillim të prillit të kufizonte eksportet e drithërave në shtatë milionë ton deri më 30 qershor, duke nxitur kritikat e organizatave shumëpalëshe të tilla si FAO, OBT dhe OBSH, të cilët i tremben faktit se këto kufizime në kohëra pandemike mund të krijojnë mungesa ushqimore.

“Por sot, këto kuota ishin ulur plotësisht”, tha ministria në një komunikatë.

“Gjithashtu, eksportet e drithërave do të pezullohen deri më 1 korrik 2020”, shtoi ajo.

Rusia është eksportuesi kryesor në botë i grurit dhe një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të drithërave në botë.

2 komente në “Rusia pezullon eksportin e drithërave deri më 1 korrik”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Filloj loja e kontrabandes.. Rritje artificjale e cmimit..

  2. ABC says:

    Do shkoj kilja e mjellit me shume se ajo e kokaines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje