Bill Gates mbron Kinën: Bëri gjërat e duhura në fillim të pandemisë

27 Prill 2020, 11:55Bota TEMA

Është shumë herët për të folur nëse Kina ka faj për shpërthimin e koronavirusit dhe përpjekja për të gjetur fajtorin në Kinë është thjesht “shpërqendrim”.

Kështu mendon Bill Gates, i cili kritikoi disa gjëra “të pasakta dhe të padrejta” që janë thënë në lidhje me Partinë Komuniste kineze.

Në një lidhje direkte me CNN, Gates deklaroi: “Kina ka bërë shumë gjëra ashtu siç duhet në fillim, ashtu si çdo vend ku ka dalë virusi ditët e para. Të gjitha shtetet mund të kthejnë kokën pas dhe të dallojnë sot se ku kanë gabuar.

Për shembull, SHBA nuk e menaxhoi mirë situatën në krahasim me vendet e tjera, të cilat e minimizuan dëmin ekonomik. Por, nuk është koha për të folur për këtë gjë tani”.

Gates shtoi: “Tani është koha për testime, trajtime, vaksinë… Çdo gjë tjetër është shpërqendrim. Ka shumë gjëra të pasakta dhe të padrejta që janë thënë, por edhe për këtë nuk është koha që të flasim tani”.

Bashkëthemeluesi i Microsoft mbrojti, gjithashtu, edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që është akuzuar se është treguar e butë me Kinën.

“Pas disa kohësh, do të shohim se OBSH-ja mund të kishte bërë më mirë disa gjëra, ashtu si çdo aktor tjetër në të gjithë këtë situatë. Por, puna e saj ka qenë fenomenale”, u shpreh Bill Gates.

2 komente në “Bill Gates mbron Kinën: Bëri gjërat e duhura në fillim të pandemisë”

  1. Pamija says:

    Ti qe fute hundet qysh ne fillim dicka fsheh nen lekuren tende. Me duket se je personazhi kryesor i kesaj loje te ndyre, i etur per lakmine e pa fundme per tu pasuruar, qe mos u fryfsh kurre ti dhe gjithe shpura jote. Kjo po bie era si nje gje e kurdisur nga ju per te shkaterruar njerezimin. Mbas kesaj qe bete populli ka vetem nje zgjidhje. Te ngrihet e tu bjere juve 5 % qe kini ne dore 95 % te pasurise boterore, tua marre dhe juve tu tregoje vendin qe meritoni.

  2. qytetari says:

    Bill Gates,hiqet si filantrop,por ne fakt eshte ne te kundert te kesaj dhe nje i pafytyre:
    Thote qe fale miliarda dhe perseri,me i pasuri i botes mbetetet?
    Del tani dhe thote,qe qysh ne vitin 1915,ka thene qe me i tmershhem se terrorizmi,ka per te qene virusi i ri qe ka per te shkaktuar dhe me shume viktima se i pari.
    Dhe per cudi ky ´´filantrop´´,nuk investon asnje kacidhe,ne fushen e vaksinave te reja,kundrejt viruseve vdekjeprures.
    Eshte normal,qe ky surrat,do jete ne krah,te Kones,qe e krijuan dhe per dy muaj heshten,kur ai shperndahesh ne mase ne Kine dhe ne bote.
    Del qe Gates dhe xin xin pin(apo cfare dreqin e quajne, jane me keq dhe se corona vet per njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje