Goditet financiarisht Austria: Borxhi i shtetit për vitin 2020 mund të arrijë në 80%

27 Prill 2020, 11:53Bota TEMA

Deficiti buxhetor i Austrisë për vitin 2020 mund të arrijë në 10% dhe borxhi i tij shtetëror mund të arrijë 80%, tha Ministri i Financave Gernot Bluemel në një intervistë të botuar të hënën, por shtoi se ishte shumë herët për shifrat konkrete.

Qeveria është e gatshme të rrisë paketën e ndihmës prej 38 miliardë eurosh nëse është e nevojshme, tha Bluemel gjithashtu për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Nëse nevojitet më shumë, do të ketë më shumë,” tha politikani konservator.

Në këmbim të mbështetjes financiare për njësinë austriake AUA të Lufthansa, qeveria do të kërkojë garanci të tilla si mbajtja e Vjenës si një qendër transferimi, tha ai. I pyetur nëse marrja e aksioneve tek Lufthansa ishte një opsion, ai tha: “Unë nuk jam duke përjashtuar ose paragjykuar asgjë në këtë fazë.”

Lufthansa synon të përfundojë një paketë të shpëtimit të ndihmës shtetërore këtë javë me vlerë deri në 10 miliardë euro, bënë me dije disa burime për Reuters. Burimet thanë se ka të ngjarë të përbëhet nga kapitali i Fondit të ri për Stabilizim Ekonomik të Gjermanisë, kredi të garantuara nga shteti gjerman dhe borxhi i furnizuar nga Austria, Zvicra dhe Belgjika.

Bluemel rikonfirmoi qëndrimin e Austrisë se fondi i planifikuar i rimëkëmbjes i Bashkimit Europian kryesisht duhet të sigurojë kredi të ripagueshme dhe jo grante siç kërkohet nga Italia.(Reuters)

1 komente në “Goditet financiarisht Austria: Borxhi i shtetit për vitin 2020 mund të arrijë në 80%”

  1. Amir Ballaj says:

    hahahah i qani hallin kaloresit qe i varen kembet… shikoni o ditezinj shqiptaret qe jan mbyll brenda e skane buke t’u japin femijeve e mos u merrni me Austrine. ketu nuk ka pas asnji dite karantine si te ju. bu i dhjete ne breke me 700 infektime… shikoni e permiresoni shendetsine per veten tuaj njehere e pastaj qajani hallin nje nder shteteve me te pasura te botes po ju doli koha pastaj. budallej….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje