Koronavirusi, ekipet e Premier League rikthehen në fushë

27 Prill 2020, 18:00Sport TEMA

Disa nga ekipet kryesore të Ligës Angleze të futbollit janë rikthyer sot në fusha për të rinisur stërvitjen, për mbylljen e sezonit 2019-2020, i cili ka mbetur pezull si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse duhet thënë që në Premier League çështja e titullit është e mbyllur, pasi Liverpool kryeson shumë i shkëputur nga ndjekësit, drejtuesit e klubeve do të mblidhen gjatë kësaj javë për të vendosur dhe detajet e rifillimit të ndeshjeve.

Arsenali dhe Brighton hapën fushat e stërvitjes për lojtarët që të kryejnë stërvitje individuale dhe pas tyre do të nisë dhe West Ham.

Sipas deklaratave të mëparshme, Premier League mund të rifillojë më 8 qershor, por e gjitha kjo varet nga miratimi i qeverisë britanike dhe situatës nga pandemia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje