Qeveria e re e Kosovës, zbulohen emrat e ministrave. Rikthehet Agim Veliu në krye të ministrisë Brendshme

27 Prill 2020, 08:55Rajoni TEMA

Teksa pritet krijimi i qeverisë së re në Kosovë, të udhëhequr nga një koalicion mes LDK, AAK, e Nismës si partitë kryesore, janë zbuluar emrat e disa ministrave.

Mediat kosovare raportojnë se në qeveri pritet të kthehet përsëri ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Kështu të paktën është raportuar nga Klan Kosova.

Madje pjesë e Qeverisë së Re pritet të jenë edhe këta zyrtarë të LDK-së.

Hykmete Bajrami, Zv/kryeministre, Anton Quni-Ministër i Mbrojtjes post të cilin e ka edhe tani, Arban Abrashi si ministër i Infrastrukturës, Besian Mustafa-Udhëheqës i Dikasterit të Integrimeve Evropiane në kuadër të MPJ-së, Armend Zemaj si ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi në krye të ministrisë së Kulturës ku është dhe tani si dhe Lumir Abdixhiku-ministër i Financave, teksa tani mban postin e ministri të Infrastrukturës.

6 komente në “Qeveria e re e Kosovës, zbulohen emrat e ministrave. Rikthehet Agim Veliu në krye të ministrisë Brendshme”

  1. Shkezen Haxhia says:

    Kjo eshte qeveri e ngritur me kacorre misri. Ate qe ka vendosur populli s’e rrezon dot as Mustafa e as Thaci.Populli ka vendosur ta qeverise Albin Kurtin,koha e ka thirrur ate ne skene dhe ska klan korruptiv ta ndaloje. Kete do te vendose edhe gjykata kushtetuese,se drejtesia atje nuk funksionon si ketu tek ne.

  2. Koli says:

    Ja shperblyen “nderin”duke i dhene perseri postin e ministrit per iniciativen qe mori per te rrezuar qeverine e Kurtit.

  3. Baliu says:

    Agim Velica me plumba ne trup nga Banda e Zanzibarit merret vesh me ta brenda nates per te “qeverisur” kriminalitetin e organizuar, por nga Bradashi, e jo nga qeveria e Kosoves. Populli ka vendose per ndryshimin, ska kthim mbrapa.

  4. Shenjestra says:

    Albin Kurti eshte trap se degjon Sali Berishen dhe mere keshilla nga ky kryekriminel i shqipetareve.

  5. Salbeu says:

    Populli i kosovës nuk është 30% i Kurtit se pastaj i bie që pakica të qeverisë shumicën.Duhet të kesh mbi 50% që të qeverishës . Dhe ktë e thotë edhe kushtetuta
    Që kurti e tejkalon kështu që gjykata i rruan topet qeveris së re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje