Kjo e hënë e 27 prillit ishte dita e parë ku një numër biznesesh iu shtuan listës së atyre që lejoheshin të hapeshin brenda të gjitha rregullave që impomon situata nga koronavirusi, e mes tyre ishin edhe bizneset e vëllezërve nga Durrësi që u ekzekutuan sot në mënyrë mafioze në pritë.
Besmir dhe Viktor Haxhia, i pari biznesmen dhe i dyti avokat në qytetin e Durrësit, kishin hapur pikën e Exchange dhe lavazhin që kishin në pronësi këtë të hënë për herë të parë pas bllokimit disa javor.
Por për fat të keq ata humbën jetën të vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Sic konfirmon Panorama, viktimat mësohet se kanë marrë disa plumba secili dhe kanë gjetur vdekjen në vend.
Pista ku po hetohet për krimin është larje hesapesh ose ndonjë borxh i pashlyer. Policia po pyet të afërmit dhe familjarët e tyre për më shumë detaje.
Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit.
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbërritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Hajde shtet hajde, 4 te vrare ne nje dite!!!
qe sta keput tjetri ashtu kot,,,,kete besoj se te gjithe e dime,, edhe per nje teke raki nuk tevret njeri me,,,iku ajo kohe,,pra diku gjetke fle ai lepuri i madh,,,qe i coi gjerat ne kete pike,,,,secili ei vete si e bej jeten e tij,,, dhe si fle naten,, sheh endra te bukura apo ngihet cdo ore me shtengime ankthi se dikush po i mban ate kosen tek koka,,,,,,,
edhe keta te dy qe kane ikur tashme e kane ditur vete si se cfare endrrash shikonin kur flinin,,,
Hajde koqe hajde pse shteti e ka fajin.