VIDEO: Pentagoni publikon zyrtarisht 3 momentet ku duken... "UFO"-t

28 Prill 2020, 09:36Lifestyle TEMA

Pentagoni publikoi të hënën tre video që tregojnë pilotët e Marinës amerikane të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara.

Për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte të rrëmujshme që lëvizin me shpejtësi.

Pentagoni – selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara – i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

Pamjet u publikuan për te “pastruar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrotjes.

Në deklaratë sqarohet se videot kanë qarkulluar të paautorizuara dhe se “fenomenet ajrore të vëzhguara mbeten të paidentifikuara”.

Një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë, sipas New York Times; dy videot e tjera i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër.

6 komente në “VIDEO: Pentagoni publikon zyrtarisht 3 momentet ku duken… “UFO”-t”

  1. rem says:

    politika shqiptare esht me keq se ufo, kshuqe sna ben pershtypje

  2. mirel drejtesia says:

    Perralla me mbret !

  3. Alvin says:

    Lajm i freskët. 2017

  4. nord.al says:

    Vertete perralla me mbret.

  5. Robocop says:

    Vazhdimi I Star Trek.Bullshit.

  6. Dea says:

    Sa here duhet shperqendruar vemendja dalin pamje me ufo-t. Vatikani ka deklaruar qe shume shpejt njerezimi duhet te behet gati se do bashkejetojme me aliene. Nuk ngeli piramide e gur antik pa patur vizatimet e nefilimeve, anunakeve, elohimeve, reptilianeve etj..pastaj fillojne historite me pleyadian, me orion me Sirius e me nja 127 planete te tjere te banuar… Ne librat e shenjte cuditerisht shkruhet “ne ju krijuam, ne ju beme, ne…”. tani ne kete pike qe jemi katandisur le te dalin e te bejne cte duan, sbesoj se na kane frike. Nuk na ngeli gje pa pare, kaluam ne luften e trete boterore, aman te shohim nje gje ndryshe hahahaa sa per frike mos na kene se na gjunjezoi nje cope virusi e jo me nje koloni aliene keshtu qe kush te doje le te dali ne skene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje