Duhet të luhen edhe 92 ndeshje, Premier League nxiton që të rinisë sa më shpejt

29 Prill 2020, 08:42Sport TEMA

Premier League kërkon të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa deri në fund të javës do të mësohen edhe detajet, koha apo modalitetet e rifillimit të kampionatit anglez.

Pas dritës jeshile të qeverisë për përfundimin e sezonit nën masa të rrepta të sigurisë higjieno-sanitare, organizatorët e kampionatit po lëvizin në mënyrë të shpejtë. Qëllimi është që Premier League të rikthehet në 13 dhe 14 qershor, pas 3 javësh stërvitje.

Kur kanë mbetur edhe 92 ndeshje, dëshira është që ky sezon të përfundojë në fund të korrikut. Deri në 25 maj, UEFA ka kërkuar të dijë planet e të gjitha federatave evropiane për përfundimin e ligave përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje