FOTOT: Hapet restoranti "Tryezë për një"

29 Prill 2020, 15:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Hapet restoranti "Tryezë për një"

Përshtatja e jetës pas koronavirusit nuk do të jetë e lehtë, por në Suedi kanë krijuar një restorant të ri të përshtatshëm për një person. Restoranti është i vendosur në një fshat të hapur, pa kamarierë ose staf të zgjeruar.

Vetëm një tryezë, një karrige dhe një shportë elegante. Ideja lindi në një moment urgjence, në të cilën shmangia e vendeve të mbushura me njerëz dhe tubimet është bërë një detyrim. Pra, falë shportës prej kashte që varet në një litar, të gjithë mund të shijojnë një drekë në natyrë në fshat.

“Nëse doni të hani në restorant, të paktën bëjeni atë në stil”, thuhet në faqen e internetit të restorantit të lindur në qytetin e vogël të Ransäter. Quhet Bord för en (që në suedisht do të thotë “tryezë për një”) dhe përshkruhet si “Një nga më restorantet të sigurta në kohën e Covid”.

Drejtuar nga kuzhinieri Rasmus Persson dhe gruaja e tij Linda Karlsson, restoranti merr vetëm një rezervim në ditë. Ushqimi serviret direkt në shportën e kashtës, përmes një litari.

Restoranti do të hapet në 10 maj dhe mbyllet në 1 gusht. Të dy pronarët kanë këshilluar tashmë që pasi të ketë mbaruar dreka, do të bëhet sanifikimi, por jo para se të kenë kaluar 6 orë. Tre menu do të shërbehen çdo ditë të cilat mund të ndryshojnë herë pas here, por gjithmonë duke përdorur përbërës lokalë. “Për ne, ky është koncepti ideal për të ngrënë”, tha Linda në një intervistë. “Asnjë shpërqendrim shoqëror nga shija, vetëm ju dhe ushqimi juaj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje