Kërkesa e FSHF, Ministrja e Shëndetësisë: Po e diskutojmë, duhet të mbrojmë sportistët

29 Prill 2020, 15:22Sport TEMA

Grupet e punës që po përballojnë krizën e shpërthimit të koronavirusit në vendin tonë, po diskutojnë nëse duhet pranuar apo jo kërkesa e FSHF-së për kthimin në stërvitje e më pas rifillimin e futbollit.

Institucioni i dërgoi shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit dhe Sportit disa ditë më parë duke shpresuar që të ketë dritën e gjelbër për të rifilluar aktivitetin.

Sot, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tregoi se në çfarë stadi është shqyrtimi i kësaj kërkese të futbollit shqiptar.

Në një intervistë për Report TV, ajo tregoi se prioriteti gjithmonë do të mbetej siguria e shëndetit publik.

“E kemi marrë këtë kërkesë, jemi duke e diskutuar por besoj që jemi ende herët për të folur për hapjen e kampionateve qoftë edhe pa tifozë. Por duhet të garantojmë shëndetin e të gjithë shqiptarëve por edhe të gjithë sportistëve se është e rëndësishme gjithashtu.

Nuk kemi ende një vendim për këtë”, ishin fjalët e Manastirliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje